×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ishte shpallur në kërkim për “vjedhje me dhunë”, arrestohet 28-vjeçari në Tepelenë

Saturday, 18 August 2018 13:46

Një 28-vjeçar nga Tepelena ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte dënuar me 6 vite burg për “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim pasi ka qenë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmentin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë  shtetasit M.L, një sasi lekësh dhe sende të tjera.

Njoftimi i plotë:

Tepelenë

Vijon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Ndalohet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg për veprën penale ” Vjedhja me dhunë”

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

– Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”

Ky person ka qënë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmetin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë  shtetasit M.L, nje sasi lekësh dhe sende të tjera.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme,  neni 130 dhe 25 i Kodit Penal.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...