Pushimet që supozoheshin të ishin të lumtura, kanë rezultuar të jenë fatale.
Është mbytur në Durrës te Shkëmbi i Kavajës një 68-vjeçar nga Kosova.
Bëhet me dije se i moshuari është Agur Isufi, i cili kishte ardhur për pushime nga Amerika.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.