Një zjarr ka rënë në godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash.
Sipas Ballkanweb zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës.
Në pamjet e siguruara shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.
Dyshohet se nga zjarri janë djegur disa dokumente, por shkaqet ende nuk dihen.