Tronditëse/ Iu vra djali nga rrufeja në Greqi, babai tenton të mbysë veten në lumë

Diel, 19 August 2018 18:27

Vetëm pak ditë më parë më 16 gusht, Joni Kërtuka, djali 26 vjeçar i familjes, humbi jetën në Greqi ndërsa ruante delet.

Lajm ky që e ka tronditur babain e të riut, që disa vite më parë kishte humbur edhe një djalë tjetër.

Me të marrë lajmin për humbjen e djalit të dytë, babai ka tentuar të mbytet në lumë

Jon Kërtuka i kalonte muajt e verës duke punuar në Greqi si bari dhensh, gjë të cilën e bëri edhe këtë verë.

Por kjo do të ishte fatale për të pasi një shkarkesë atmosferike do t’i merrte jetën.

Fillimisht lajmin prindërit e tij e mësuan nga mediat, më pas e morën vesh nga të afërmit në Greqi.

Të qarat janë dëgjuar në të gjithë fshatin.

“Sapo morëm lajmin e hidhur iu drejtuam shtëpisë së Nerim Kërtukës. Familja ishte informuar për ngjarjen e rëndë. Babai 46-vjeçar i Jonit tentoi të zbriste në lumë dhe të mbyste veten. Ai nuk ishte në gjendje ta përballonte dhimbjen për humbjen e djalit. E kemi qetësuar dhe e kemi mbajtur afër. Kjo familje ka parë shumë vuajtje, prej vitesh e kanë ndjekur fatkeqësitë”, thanë të afërm të familjes Kërtuka.

Policia greke ka prangosur punëdhënësin pas ngjarjes së rëndë. Ndërkohë që familja Kërtuka nuk ishte në gjendje që të përballonte financiarisht kthimin e trupit në vendlindje për të kryer ritet e përcjelljes për në banesën e fundit.

Koston financiare për familjen e varfër e kanë mundësuar xhaxhallarët e viktimës, që jetojnë në Greqi dhe Itali.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...