Parkim me pagesë/ Revolta e infermierëve: Në shtator do të bllokojmë hyrjen

Hënë, 20 August 2018 12:07

Dhjetëra infermierë janë ngritur në protestë në këto momente përpara QSUT-së Tiranë. Shkak i kësaj proteste është bërë pagesa për parkimin vetëm për infermierët.

Kreu i Shoqatës së Infermierëve Elson Jaçaj është shprehur se për mjekët parkimi është falas, ndërsa infermierët duhet të paguajnë çdo ditë 100 lekë. Sakaq, Jacaj theksoi se do i lënë 2 javë kohë ministrisë së Shëndetësisë deri në zgjidhjen e problemit.

“U lejmë dy javë kohë që të pajisin me karta infermierët. Në shtator do të kërkojmë edhe rritja pagash. Mjeku paguhet edhe për të shtunën dhe të dielën. Të gjithë marrin shpërblim infermierët jo. Shumë infermierë i kanë kërcënuar që të mos shkojnë në protestë se do i nxjerrin nga puna. Në shtator do bllokojmë tre hyrjet kryesore nëse  infermierët nuk pajisen me kartë për parkimin pa pagesë”, tha ai. 

Modifikuar më Hënë, 20 August 2018 12:09

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...