Tarifat e autostradave, ja si funksionojnë në Europë – Falas në Gjermani dhe Suedi

Hënë, 20 August 2018 20:09

Teksa në Shqipëri pritet të nisë për herë të parë tarifimi për kalimin në një autostradë, atë të Rrugës së Kombit, Europa ka vite që zbaton këtë lloj takse. Sistemi i tarifimit ndryshon sipas vendeve, disa prej të cilave kanë zgjedhur mënyra shumë interesante për ta aplikuar atë.

Austria – I tërë rrjeti i austradave, të financuara me burime publike, menaxhohet nga një shoqëri ku aksionet janë tërësisht të Shtetit. Kjo shoqëri ka detyrën të projektojë, ndërtojë, mirëmbajë, zgjerojë dhe menaxhojë infrastrukturën. Për automjetet deri në 3.5 ton, paguhet me blerjen e një pulle ngjitëse, e cila parashikon kohëzgjatje të ndryshme, me një kosto vjetore deri në 87.3 euro. Ndërsa për mjetet e rënda parashikohet një tarifim në bazë të distancës së përshkuar.

Franca – Tarifimi në Francë, me një rrjet autostradash prej 9100 kilometash, menaxhohet nga 19 koncesionarë privatë. Një metodë e ngjashme ndiqet edhe në Itali, por në Francë gjithçka bëhet publike. Kontrolli dhe mirëmbajtja e koncesioneve rrugore janë në dorë të një drejtorie të përgjithshme të infrastrukturës, e cila çdo vit përgatit një relacion të plotë mbi të ardhurat e koncesionarëve për të qenë sa më transparente. Këto të dhëna janë të aksesueshme online në faqen e ministrisë franceze.

Gjermania – I gjithë rrjeti i autostradave gjermane, me një shtrirje prej 13 mijë kilometrash është financuar nga shteti. Në përgjithësi nuk paguhen tarifa, megjithëse në vitin 2005 është preznatuar një tarifim me një sistem satelitor që gjurmon mjetet e rënda me tonazh mbi 13 ton. Prej vitit 1994 investitorët privatë mund të ndërtojnë dhe menaxhojnë pjesë të veçanta të rrugëve, si ura apo tunele, kundrejt pagesës, megjithëse ky sistem përdoret shumë rrallë.

Britania e Madhe – Deri në vitet ’90, të gjitha veprat rrugore janë realizuar nga shteti. Aksesi në këto autostrada është falas me disa përjashtime. Nga viti 1994 deri në 2013 janë realizuar 13 projekte të financuara nga privati, me një kohëzgjatje maksimale të koncesioneve prej 30 vitesh. Në këto raste, tarifa e koncesionarit lidhet me cilësinë e shërbimit, nivelin e sigurisë dhe trafikun. E vetmja autostradë me tarifë që paguhet në rrugë është “M6 Toll”, pranë qytetit të Birminghan, me një koncesion prej 53 vitesh.

Spanja – Sistemi i tarifave zbatohet aktualisht në 20% të rrjetit të autostradave.Tarifat caktohen nga ministria e Punëve Publike.

Suedia – Planifikimi i investimeve në rrugë i besohet një agjencie shtetërore, por nevojitet miratimi i parlamentit. Agjencia ia beson ndërtimin dhe mirëmbajtjen shoqërive private. Megjithatë, tarifimi parashikohet në raste shumë të pakta. Për pjesën tjetër aksesi është i lirë, ndërsa niveli i tarifave caktohet nga parlamenti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...