Rreziqet e kondicionerit/ Virozat bëhen shqetësuese, ka shumë të prekur

Tuesday, 21 August 2018 16:51

Stina e verës shoqërohet me viroza, por gjendja ndërlikohet pasi njerëzit për shkak të pushimeve verore, zhvendosen nga vendet e banimit ku kanë afër qendra shëndetësore dhe spitale, drejt vendeve të pushimit të cilat mund të mos i njohin mirë për t’u drejtuar në rast të një emergjence shëndetësore.

Mjekja infeksioniste Kozeta Hoxha tregon për fluksin e madh që po përballojnë këto ditë të nxehta.

“Mund të themi se tani është periudhë virozash, të cilat shprehen me të vjella, diarre, e ndonjëherë me temperaturë. Kjo virozë kap më shumë fëmijët e vegjël nën 5 vjeç dhe moshat e rritura, tek të cilët futen të sëmurët me sëmundje kronike dhe moshat e treta”, tha Kozeta Hoxha, mjeke infeksioniste.

Doktoresha me përvojë 20-vjeçare jep këshilla sidomos për prindërit me fëmijë të vegjël.

“Nuk duhet të mungojë asnjëherë në çantën e tyre trisoli, paracetamoli dhe disa gjëra që e ndihmojnë atë në pushime”, thotë ajo.

Përveç shenjave gastrointestinal në këtë periudhë të nxehtë hasen edhe simptoma të tjera.

“Hasim dhe shtim të rasteve me infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ato kanë shenja klinike rrufën, kollën dhe temperaturën sufebrrile. Këta të sëmurë duhet të paraqiten në qendrat shëndetësore për të marr mjekimin e duhur”, vijon Dr. Kozeta.

Mjekja Hoxha tregon dhe për një virus ndaj të cilit jemi pak a shumë të ekspozuar të gjithë.

“Legjonela që njihet ndryshe si sëmundja e kondicionerit… u shfaq në vitin 1957. Disa veteran të luftës së Vietnamit u takuan në një hotel ku kishte shumë kondicionerë. Edhe sot është kjo sëmundje, por mjekohet pasi edhe njerëzit janë të vetëdijshëm kur ftohen nga kondicionerët”, thotë doktoresha./t.ch

Modifikuar më Tuesday, 21 August 2018 16:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...