Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Tuesday, 21 August 2018 18:27

Kriminaliteti shqiptar po kthehet në një shqetësim serioz për sigurinë britanike. Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit, që thotë se bandat kriminale të dhunshme të Ballkanit po shtrinë pushtetin në tregun e kokainës në Britani.

“NCA (National Crime Agency) paralajmëroi se bandat shqiptare kishin ‘vendosur një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar’, me vulën e tyre të tregtisë së dhunshme të trafikimit të kokainës në Londër.Në raport thuhet: ‘Kriminelët nga Ballkani po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine.Kërcënimi që vjen nga grupet e krimit shqiptar është i rëndësishëm. Londra është qendër e tyre primare, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, raporton “Daily Express”.

Matthew Horne, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NCA, citohet nga “Daily Express”: “Ne po shohim kontroll të rëndësishëm që ushtrohet veçanërisht nga krimi i organizuar nga Shqipëria në veçanti në trafikun e kokainës. Po flasim për rreth dhjetëra mijëra paund transaksione çdo ditë. Dhuna përdoret shpesh për të imponuar modelin e punës. Ne jemi të shqetësuar se njerëz të pafajshëm mund të lëndohen”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...