Taulant Balla zgjeron hartën e bashkëpunimit të PS me pesë bandat e njohura kriminale

Tuesday, 21 August 2018 21:57

Lidhjet e krimit me politikën ka qenë një refren i përsëritur në masë nga opozita por edhe nga ambasadori Donald Lu. Nga selia e PD-së, Lulzim Basha dhe deputetë demokratë, kanë akuzuar kryeministrin Rama, deputet socialistë dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PS-së për lidhje me banda të rrezikshme në vend.

Për një pjesë të këtyre denoncimeve tashmë janë shfaqur edhe prova publike. Vetëm në pak ditë, dy deputet të PS-së janë vënë në qendër të akuzave.

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla pranoi sot njohjen dhe miqësinë me Edmond Begën, i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge dhe i arrestuar nga policia greke tre ditë më parë. PD tha se Bega është anëtar i bandës së Lushnjes e cila drejtohej nga Aldo Bare.

Jurgis Çyrbja, deputeti rishtar i zgjedhur në Durrës, rezulton i përgjuar teksa komunikon me personin i cili konsiderohet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. ‘Duhet të takohemi patjetër’ i thotë Çyrbja shtetasit Gilmando Dani.

Saimir Tahiri, ish-Ministër i Brendshëm, ish-deputet dhe ish-kryetar i degës së PS-së për Tiranë, rezultonte në atë që njihet si ‘Dosja Habilaj’. Në përgjimet, e publikuara nga Politiko.al, dy trafikant droge të cilët janë edhe të afërm të Tahirit, përmendin emrin e tij gjatë bisedave që zhvillonin së bashku, madje në një rast tregojnë edhe dhuratat që i kanë bërë Tahirit, (dy byzylykët dhe kostumi), si shpërblim.

Dy emra të tjerë të denoncuar nga PD janë dy kryebashkiak, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini. Ky i fundit për shkak të dhëndrit të tij, i cili është denoncuar nga zyrtarë demokrat si një nga drejtuesit e një prej grupeve kriminale që vepron në Elbasan, ndërsa Dako për lidhje me Lul Berishën, kjo pasi Bashkia i dërgoi një letër Gjykatës ku shprehej e gatshme për të punësuar Lul Berishën./Politiko.al

Modifikuar më Tuesday, 21 August 2018 21:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...