Zbardhet vendimi, Gjykata e Lartë u tregua bujare me mikun trafikant të Taulant Ballës

Tuesday, 21 August 2018 21:02

Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin Edmond Begës nga 21 vite burg që e kishte dënuar drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj, me një vendim të datës 15 shtator 2010.

Objekti i kërkesës së bërë nga Prokuroria në atë kohë ishte njohja e vendimit penal italian të formës së prerë nr. 1735, datë 22. 04. 2008 të Gjykatës së Apelit Torino, Seksioni i Parë Penal, Itali, për të dënuarin Edmond Bego (alias Manoli Bega), për veprat penale të parashikuara nga ligji italian; “Prodhim dhe trafik i paligjshëm i lëndëve narkotike apo psikotrope”, si dhe “Organizatë që ka për qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope”, të cilat parashikohen si vepra penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12. 03. 2010 kishte njohur vendimin penal italian, duke e dënuar Edmond Begon me 7 vjet burgim. Si arsyetim për uljen e këtij dënimi ishte ligji italian nr. 241/2006, për Amnistinë e Përgjithshme, si dhe neneve 174 të K. Penal Italian dhe 672 të K. Pr. Penale italiane, sipas të cilave ai kishte përfituar një ulje dënimi prej tre vjet burgim.

Edhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 02. 06. 2010, kishte lënë në fuqi të njëjtin vendim. Ndërsa Gjykata e Lartë arsyetoi disi më ndryshe.

“Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se Gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se me vendimin të Gjykatës së Torinos, ndërmjet të tjerash, shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) është dënuar me 27 vjet e tetë muaj burgim.

Në aplikim të nenit 442 të K. Pr. Penale italiane (që i korrespondon neni 406 i K. Pr. Penale të Republikës së Shqipërisë për gjykimin e shkurtuar), ai është dënuar përfundimisht me 18 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit, Torino, Itali ku ai është dënuar me 21 vjet burgim.

I është ulur 1/3 e dënimit dhe është dënuar përfundimisht me 14 vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Duke marrë parasysh edhe vendimin maksimal të legjislacionit shqiptar për këto vepra penale, Bego duhej të dënohej me 11 vjet burg. Por me të gjitha uljet e mundshme, dënimi arriti në 4 vjet e 4 muaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...