Shqiptarët më dobët në Rajon për njohuritë mbi inflacionin, interesat dhe kursin e këmbimit

E mërkurë, 22 August 2018 08:08

Shqiptarët u paraqitën më dobët në Rajonin e Europe Lindore për njohuritë financiare në lidhje me normën e inflacionit, interesit bankar dhe kursit të këmbimit në një anketim që bëri Banka Kombëtare e Austrisë (ONB) me qytetaret e 10 vendeve.

Vrojtimi adresoi njohuritë e individëve në katër dimensione: normat e interesit, norma e inflacionit, kursi i këmbimit dhe rreziqet financiare.
Sipas vrojtimit, individët në Shqipëri kanë njohuri relativisht të kënaqshme përsa i takon rrezikut financiar. Ndërkohë, ata paraqiten relativisht të kufizuar në drejtim të njohjes së rrezikut të kursit të këmbimit, të normës së interesit dhe inflacionit.
Për njohuritë në lidhje me normat e interesit, Rumunët dhe shqiptarët dhanë më pak përgjigje të sakta, përkatësisht 42.2 dhe 47%, teksa në vende të tilla si Serbia, Maqedonia ky tregues ishte mbi 61%.
Ndërkohë Shqiptarët patën numrin e më të lartë të përgjigjeve të gabuara mbi normat e interesit, pasi 33.4 për qind e tyre ishin të gabuara, teksa ky raport që shumë i ulët në vende të tjera.
Njohuritë të dobëta u vërejtën edhe në lidhje me konceptin e inflacionit. Vetëm 33 për qind e shqiptarëve kanë dhënë përgjigje të sakta, dukshëm poshtë vendeve të tjera ku më shumë 50 -60 për qind e popullsisë e dinë çfarë është inflacioni.
Gjithashtu Shqiptarët shfaqën njohuri mjaft të dobëta mbi kursin e këmbimit, pasi anketa nxori se vetëm 35 për qind kanë dhënë përgjigje të sakta, teksa shihet se kemi përqindjen më të lartë të përgjigjeve të gabuara në lidhje me shkëmbimin e valutave.
Anketa e Bankës Kombëtare Austriake i nxori dobët shqiptaret për disa koncepte kyçe ekonomike, duke konfirmuar edhe vrojtimet e mëparshme të institucioneve financiare ndërkombëtare që kanë vërejtur dobësi në këtë fushë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...