OSHEE, tender 3 milionën dollarë mikut trafikant të Ballës

E mërkurë, 22 August 2018 15:48

Edmond Bego, biznesmeni i dënuar me 21 vite burg nga Gjykata Italiane e Kasacionit, i njohur si mik i ngushtë i Taulant Ballës, ka përfituar shifra marramëndëse nga tenderat publikë në Shqipëri. SYRI.net publikon dokumenta zyrtarë që faktojnë se vetëm 1 muaj para se të arrestohej nga autoritetet greke, Bego ka fituar përmes kompanisë së tij Inerte Expres një tender me vlerë 299.1 milionë lekë ose afro 3 milionë dollarë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Më saktësisht tenderi është zhvilluar në datën 4 qershor të këtij viti dhe kontrata është lidhur në 4 korrik.

Objekti i tij ka qenë rikonstruksioni i kabinave muratore dhe shtrirja e 5 fiderave në rrugën Sulejman Delvina në kryeqytet. Sipas dokumentave, fondi limit i tenderit ka qenë 299.3 milionë lekë dhe kompania Inerte Expres e ka fituar atë me vlerën 299.1 milionë lekë, pra gati sa 100 për qind e fondit limit. Më parë Partia Demokratike pati publikuar dokumenta për një tjetër tender me vlerë 100 milionë lekë që kompania Inerte Expres e Begos ka marrë nga Operatori i Transmetimit po gjatë muajve të fundit.

Pra në total vetëm gjatë kësaj verë biznesmeni Mondi Bego ka marrë përmes kompansë Inerte Expres 400 milionë lekë ose rreth 4 milionë dollarë tendera publikë, ndërkohë që vetëm 1 muaj më vonë do të arrestohej nga autoritetet greke.

Arrestimi i Bego-s bëri bujë të madhe në Shqipëri për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

Taulant Balla. Një ditë më parë pas publikimit të fakteve nga media Balla u detyrua të pranonte lidhjen e tij me Begon duke deklaruar se e ka mik familjar, por shtoi se nuk e ka mbrojtur asnjëherë politikisht dhe as ka ndikuar që ai të favorizohej. Por dokumentat zyrtarë tregojnë se biznesmeni Bego ka marrë miliona dollarë para nga buxheti i shtetit, madje dhe me oferta sa 100 për qind e fondit limit. Syri.net

auto 2sdfg1534945265

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 15:49

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...