Mbrojtja e Teatrit është çështje e vlerësimit të kujtesës

E mërkurë, 22 August 2018 20:14

Mbasditen e sotme deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ishte i ftuar në një trajnim në kampin veror të LRI-së në Jalë, me temë Reforma në Arsim dhe çështja e Teatrit Kombëtar. Rrokaj theksoi se shkollat shqiptare vazhdon të vuajë nga mos financimi në masën 5% të PBB-së si shumica e vendeve të Europës. Ndër të tjera ai foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar duke u shprehur se mbrojtja e tij nuk është çështje ngrehine e cila mund të ri jetësohet, por është çështje vlerësimi të kujtesës si pasuria më e madhe që ka një komb.

Më poshtë një pjesë nga fjala e tij :

Akademia e 100 fshatrave është spekulim i pastër me varfërinë e shqiptarëve dhe anashkalim i problematikave që ata kanë.

Shkolla shqiptare vazhdon të vuajë nga papërgjeshmëria e qeverisjes e cila nuk financon në masën 5% të PBB-së si shumica e vendeve të Europës, por edhe fantazon me pseudo reforma apo kinezërira siç ishte edhe urdhri i fundit i ministres së arsimit ai për ndalimin e celularëve.

Mbrojtja e Teatrit Kombëtar nuk është çështje ngrehine e cila mund të ri jetësohet, por është çështje vlerësimi të kujtesës si pasuria më e madhe që ka një komb. Babëzia e kullave e ka verbuar këtë qeveri e cila po shkel hapur Kushtetutën, ligjin për pushtetin vendor dhe të gjitha rregullat e konkurrencës në një vend demokratik.

Rinia e ka për detyrë parësore t'i thotë STOP politikës së sulltanatit, të demagogjisë dhe të manipulimit mediatik. Politika shqiptare ka nevojë nevojë të transformojë modelin e vjetër të qeverisjes dhe kjo arrihet me një mea culpa apo ndjesë të hapur për keqqeverisjen kur kemi qenë në qeveri, me prezantimin e një ekipi të ri dhe me ide të reja e projekte që u kthejnë shpresën shqiptarëve, që nuk e mbajnë rininë në ankthin dhe pasigurinë e saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...