×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pasaporta shqiptare e pavlefshme, rritet numri i atyre që lënë shtetësinë

E Enjte, 23 August 2018 13:24

Pasaporta shqiptare, me vetëm 67 shtete ku mund të lëvizësh pa viza dhe 42 ku viza merret në mbërritje, sigurisht që nuk është ndër më të fuqishmet në botë. Në fakt ajo qëndron pas edhe asaj të Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi.

Gjithsesi, ajo është shumë e vlefshme për shqiptarët e Kosovës, të cilët kërkojnë të lëvizin lirisht përtej 15 vendeve që u mundëson pasaporta e tyre. Kjo është një nga arsyet kryesore për 316 rastet e personave që kanë fituar shtetësi shqiptare gjatë vitit 2017. Kjo shifër është madje në rritje me 12.5% krahasuar me një vit më parë.

Por ky nuk është treguesi i vetëm, pasi në rritje shfaqet edhe numri i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Për vitin që lamë pas këta individë rezultuan në 651 persona, me një rritje me 1/3 nga viti në vit.

Pra duket se shifrat e lënies së shtetësisë tejkalojnë ato të marrjes prej disa kohësh tashmë. Një nga arsyet për këtë braktisje të pasaportës shqiptare është edhe marrja e shtetësisë së huaj të emigrantëve që jetojnë në vende si Gjermania, të cilat nuk lejojnë dyshtetësinë për qytetarët nga vendet jo të BE.

Nëse marrim parasysh efektin që do të ketë liberalizimi i vizave me zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, raporti marrje/lënie shtetësie pritet të thellohet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...