×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Librazhd, banorët e mashtruar dhe pa shpresë të lagjes Brazhdan, Njësia Administrative Qendër

E Enjte, 23 August 2018 15:57

Nga Bujar Vreto

Kërkesat e vazhdueshme te banoreve për problemet e tyre qe për hire te se vërtetës janë te shumta, bien ne veshin e shurdhet te administratës dhe konkretisht njeriut qe drejton me votat e vjedhura dhe te blera Taulant Balles pa përmendur këtu sejmenin e tij qe ka emëruar ne drejtimin e bashkise.
Unë ne cilësinë e anëtarit te këshillit bashkiak por dhe te drejtuesit te opozitës kam marr kontakt me banoret si dhe kam prekur vete problemet ne terren duke u njohur nga afër për gjithë shqetësimet e tyre, është për te ardhur keq se si banoreve u është premtuar dhe nuk është bere asgjë ne këto 5 vite por vazhdojnë mashtrimet se fajin e ka Saliu.
Banoret e dine qe zgjidhja nuk vjen nga opozita por me kane ftuar me vetëdije te plote dhe besim se problemet e tyre do ngrihen me forcën e te vërtetës ne këshillin bashkiak. Une u njoha me problemet e tyre qe janë te shumta por me kryesorja ishte rruga automobilistike qe është e dëmtuar dhe e pakalueshme ne gjithë viaduktin e saj por ceshte me e keqja ne një gjatësi prej 100-150 m ne vendin e quajtur ‘guri i gjate’ rruga është shndërruar ne toke are dhe zgjidhja është e vështire pasi personi qe e posedon është kryetar i fshatit. Banoret shume te shqetësuar dhe irrituar treguan se kane hapur një rruge vete me shpenzimet e tyre por prapë është e pamundur kalimi i autokombajnës për korrjen e grurit apo makinave te vogla për nevojat e tyre. Banoret problem kishin, ujin vaditës pasi ndarja nuk behej ne vendin e quajtur kraste por përshkruante 3 km kanal dhe kthehej uji ne kanal dytësor (është e kuptueshme sa humbje ka rrugës). Banoret problem kishin ujin e pijshëm pasi ujësjellësi nuk dërgon rrjetin ne çdo familje por mjaftohet me degëzimin ne qendër te fshatit dhe banoret janë te detyruar te bëjnë shpenzime vete për marrjen e ujit duke hapur kanal dhe blere tubat. Banoret problem kishin kabinën elektrike, shtyllat e tensionit te larte, një punëtor për rrugën, një kopsht për fëmijët e shume probleme te tjera dhe ishin te vendosur te bllokonin rrugën apo te protestonin para bashkise te gjithë bashke pa dallime partiake.
Unë problemet qe kane banoret e lagjes Brazhdan i mbajta shënim dhe ju garantova se do kërkoj me force ne këshillin bashkiak për zgjidhjen e tyre se ne fakt këto kërkesa te banoreve qe janë te domosdoshme nuk kërkojnë shume para por vullnet për zgjidhje , duke vendosur prioritet nga drejtuesit e bashkise drejtësinë dhe jo partine.
Realiteti është ky..

Autori është kryetari i PD Librazhd

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...