Flet shqiptarja që zhduk verbërinë

E Enjte, 23 August 2018 18:30

Profesorja shqiptare, Majlinda Lako është pjesë e një ekipi amerikan shkencëtarësh, të cilët me studimin e fundit të bërë, i kanë dhënë shpresë të gjithë personave që kanë humbur shikimin pjesërisht apo që janë verbuar tërësisht.

Në lidhje me Skype për Faxnews, Majlinda zbuloi edhe detajet e këtij studimi. Ajo tha se fillimisht Shkencëtarët e Institutit Nacional të Shëndetësisë kanë arritur t’u rikthejnë shikimin disa minjve të verbuar, duke i dhënë shpresë se kjo metodë në të ardhmen do të përdoret edhe tek njerëzit.

“Nëpërmjet manipulimëve gjenetike kemi bërë të mundur funksionimin e retinës artificiale. Retina artificiale është një organ që është në gjendje t’i përgjigjet impulseve të dritës. Për momentin këto aplikime janë bërë te minjtë, përpara se te aplikohet te njerëzit, ne duhet të bejmë disa trajtime të tjera. Në 5-10 vite kjo metotë do të mund të aplikohet te njerëzit.

Për fëmijët është diçka më e mirë sepse kapet problemi në një moshë më të hershme. Çdo gjë varet nga problemi gjenetik dhe historia e familjes”, u shpreh Lako.

E pyetur nëse ky studim mund të vijë edhe në Shqipëri, Lako u shpreh se edhe mund të arrihet, duke qenë se në Shqipëri ka goxha klinika të mira që mund të bëjnë ndërhyrje në shikim.

“Në Shqipëri ka goxha klinika të mira që mund të bëjnë ndërhyrje në vizualitet dhe kanë mjaft pajisje të mira”, tha ajo.

Majlinda ka qenë studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (Tiranë) në degën Biokimi Gjenetikë, më pas është zhvendosur në Angli për të ndjekur masterin dhe dokturaturën, dhe siç zbulon edhe vetë ajo ky studim ka qenë ëndërr e saj.

“Për mua është një ëndërr, që kur kam qenë e re kam kërkuar të sjell risi për njerëzit. Për mua retina është diçka më e komplikuar. Kam bërë studimet në FSHN Biokimi dhe Gjenetike më pas kam bërë masterin dhe dokturaturën në Angli. Do inkurajoj studentët të ndjekin ëndrrat e tyre sepse çdo gjë është e mundur”, tha ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...