×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Epidemia e fruthit/ OBSH: Vaksinoni urgjentisht fëmijët!

Premte, 24 August 2018 10:33

Rastet e fruthit në Evropë kanë shënuar një rekord të lartë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më shumë se 41 mijë persona janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018-ës dhe 37 prej tyre kanë vdekur, njofton BBC. OBSH po i bën thirrje vendeve europiane të marrin masa.

Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën në rrjetet sociale për mbrojtjen nga fruthi në kushtet kur kjo epidemi ka prekur vendet europiane. 

Në një mesazh në Facebook, ministria paralajmëron: "Fruthi mund të bëhet sëmundje serioze! Mbroni fëmijët nga fruthi nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit."

Në Angli ka pasur 807 raste deri tani këtë vit. Shëndeti Publik në Angli tha se kjo ka ardhur pasi britanikëk kanë udhëtuar në vendet e Evropës ku ka pasur shpërthime.

Futhi është shumë infektues dhe shpërndahet gjatë kollitjes dhe tështitjes. Infeksioni zgjat deri në 10 ditë. Ndërsa shumica e njerëzve shërohen plotësisht, tek disa kjo sëmundje mund të shkaktojë komplikime serioze si encefalit (infeksion dhe enjtje të trurit), meningjit, konvulsione, pneumoni, infeksion të mëlçisë )hepatit).

Vaksina MMR mund ta parandalojë infeksionin, por disa kërkime tashmë të diskretituara, të para 20 vjetëve, dolën në konkluzionin e gabuar se kjo vaksinë ishte e lidhur me autizmin dhe i ka ndaluar mjaft njerëz që të besojnë tek vaksina. Ai brez sot është ndër më të rrezikuarit.

Por, OBSH rekomandon që të gjithë fëmijët duhet të bëjnë vaksinën e fruthit në vitin e parë të lindjes dhe pastaj edhe para fillimit të shkollës. Serbia dhe Ukraina janë ndër vendet me normat më të larta të kësaj sëmundjeje në Europë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...