×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sekuestrohen 7kg lëndë narkotike, arrestohet një shtetas në Elbasan, pjesë edhe një femër

Premte, 24 August 2018 11:38

Është arrestuar në flagrancë nga efektivët e Elbasani,  Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në  Tiranë si përdorues i lëndëve narkotike dhe po dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetësja V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç, për moskallëzim krimi.

Mësohet se janë sekuestruar 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe  finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor  Peqin-Elbasan, ky shtetas po transporton një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa  TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,  ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.

Elbasan

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "Bradasheshi"

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase (pasagjere), për mos kallëzim krimi.

Sekuestrohet 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Bradasheshi".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

• A. Gj, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për "Mos kallëzim krimi", shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)

• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.Gj dhe për veprën penale "Moskallëzimi i Krimit" të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...