Hapja e bizneseve – Rritet mbështetja me kredi bankare

Premte, 24 August 2018 13:44

Kredia e sistemit bankar për hapjen e bizneseve të reja është rritur ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, totali i kredisë për hapje biznesesh të reja arriti në 5.9 miliardë lekë, në rritje me afro 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi i këtij produkti ka sjellë edhe rritje të peshës specifike në portofolet e sistemit bankar.

Nga 1.3% që zinte vitin e kaluar, tashmë kredia për hapje biznesi zë 1.8% të totalit të kredisë për sipërmarrjen. Pesha e këtij produkti ngelet sidoqoftë e ulët, sepse zakonisht bankat janë konservatore në financimin e projekteve për biznese të reja. Arsyeja kryesore është mungesa e një historiku që mundëson vlerësimin e kredimarrësit dhe të projektit.

Megjithatë, në rastet e sipërmarrësve që mund të kenë përvojë veprimtarie në sektorë të tjerë dhe zotërojnë një kolateral të pranueshëm, bankat mund edhe të financojnë nisjen e një aktiviteti të ri. Në çdo rast, kjo bëhet duke ndarë rrezikun e investimit me kredimarrësin, çka do të thotë se bankat nuk e financojnë në masën 100% projektin e ngritjes së një biznesi.

Sidoqoftë, rritja e kredisë bankare për çelje biznesi dëshmon sidoqoftë një qasje më pozitive të sistemit bankar ndaj projekteve të reja të sipërmarrjes. Kredia për hapje biznesi jepet kryesisht në lekë dhe portofoli në monedhë vendase përbën 76% të totalit për këtë produkt. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në pesë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë hapur rreth 9400 biznese të reja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...