Shtohen përdoruesit e kokainës që paraqiten në QSUT

Premte, 24 August 2018 16:19

Numri i përdoruesve të kokainës në vend po vjen në rritje. E konfirmojnë këtë edhe mjekët toksikologë sipas të cilëve çdo ditë paraqiten 2 raste që kërkojnë ndihmë.

“Nëse do i referohemi një dhjetëvjeçari, nga 2008 deri ne 2018 kemi një rritje galopante të përdoruesve të kokainës në Shqipëri, që në shumicën e rasteve janë me mbidozë nga kokaina, por ka edhe raste që trajtohen që janë përdoruesit e rregullt që kanë një kohë pa marrë kokainë dhe bëjnë atë fazën e mungesës së kokainës në trup”, thotë mjeku toksikolog Alert Drishti.

Vetëm gjatë një viti, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza paraqiten rreth 750 përdorues droge për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në 2017 kemi pasur rreth 700 raste të trajtuara në Urgjencën e spitalit në QSUT dhe rreth 42 raste të trajtuara në pavionin tonë në toksikologji”.

Nuk mungojnë edhe adoleshentët nën 18 vjeç që kanë varësi nga kokaina.

“Si grupmoshë, është ajo aktive për punë, rreth 90 përqind e përdoreusve ështët nga mosha 18-40 vjeç, por ka raste të veçanta edhe të atyre nën 18 vjeç. Si gjini përdorues më të lartë gjen ajo mashkullore. Nuk ka një ndarje kategorike pasi gjen në çdo kategori përdorues kokaine”.

Një pjesë e mirë e përdoruesve paraqiten në spital pasi bien në kontakt për herë të parë me kokainën, i cili njihet si grupi i eksperimentuesve. Megjithatë mjekët sqarojnë se shumica e përdoruesve të drogave shkojnë rrallë në urgjencë. Kjo tregon se numri i përdoruesve është mjaft më i lartë se rastet e regjistruara.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...