Itali, emigrantët në anijen Dicotti futen në grevë urie

Premte, 24 August 2018 18:05

150 emigrantët e mbetur në bordin e anijes Dicotti të rojes bregdetare italiane kanë hyrë sot në grevë urie. Lajmin e ka bërë të ditur senatori i Partisë Demokratike Davide Faranone, i cili mëngjesin e sotëm ka vizituar gjendjen e emigrantëve në këtë anije.

Prej disa ditësh anija me emigrantë ndodhet e ankoruar në portin e Katanias me vendimin e qeverisë italiane për të mos lejuar zbritjen në tokë të asnjë emigranti.

Një ditë më parë ministri i brendshëm Matteo Salvini autorizoi zbritjen e 27 minorenëve të pashoqëruar nga 177 që ishte numri i emigrantëve të shpëtuar nga ujërat e Mesdheut në orët e para mëngjesit të 16 gushtit.

Qeveria italiane ka deklaruar se është në pritje të një vendimi nga BE për shpërndarjen e emigrantëve në të gjitha vendet anëtare.

Ministri i jashtëm Ezon Moavero ka deklaruar sot se "për vite të tëra Italia ka shpëtuar me mijëra jetë humane në Mesdhe dhe sot pret nga Bashkimi Europian fakte konkrete e jo fjalë.

Situata në bordin e anijes bëhet çdo ditë e më e vështirë. Ka tension e protesta të emigrantëve si dhe gjendja shëndetësore e disa prej tyre është përkeqësuar.

Shumica e 150 emigrantëve që ndodhen në anijen Diciotti janë të prekur nga sëmundja e zgjebes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...