Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, vdes babai dhe djali

Premte, 24 August 2018 18:17

Nga Beqir SINA - New York

Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kanada. Katër anëtarë të një familje shqiptare që udhëtonin me makinë, u përplasën me një automjet tjetër në Ontario.

Mediat kanadeze shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç nga Erseka dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç. Të plagosur mbetën bashkëshortja e Fatos Metko, Maralba dhe vajza e tij Brianna. Ato janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident humbën jetën dy persona të tjerë me shtetësi kandaze, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa e Winnipeg. Ndërkohë, tre persona të tjerë po nga automjeti i dytë kanë mbetur të plagosur.

Shtypi vendas raporton se Fatos Metko kishte punuar si kuzhinier në dy restorante për më shumë se 9 vjet. Kështu shprehet edhe bashkëpunëtori i 45-vjeçarit Metko, shqiptari Ervin Bushi. Ky i fundit ka punuar për 8 vite me viktimën, dhe thotë se Fatosi ishte një ndër personat më punëtorë.

“Mjaftonte që të kërkoje ndihmë dhe ai nuk thoshte jo….Ishte një shembull i mirë për të gjithë punonjësit tanë. Ai dhe gruaja e tij ishin të dy punëtorë. Punonin çdo ditë në industrinë e shërbimit dhe të restoranteve. Përpiqeshin t’u ofronin fëmijëve më të mirën. Është e trishtë që përfundoi kështu”, shprehet Ervin Bushi.

Familja Metko po udhëtonte drejt Ontarios për të vizituar qytetin, me synimin për t’u shpërngulur në atë qytet aty javët e ardhshme. Çifti shqiptar kishte nisur procedurat për të regjistruar në shkollë dy fëmijët. Përmes një deklarate, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze tha se po mbledhin fonde për familjen Metko që u përfshi në aksidentin tragjik. Policia kanadeze bëri me dije se automjeti me të cilin udhëtonte familja shqiptare u përplas fillimisht me një dre dhe më pas humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë tjetër

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...