×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skulptori Vasil Rakaj i dhuroi Vatrës bustin e Shën Terezës

Premte, 24 August 2018 19:27

Artisti Vasil Rakaj, ka fituar konkursin dhe ka realizuar monumentin e Dr. Martin Luther King Jr. që do të vendoset para Bashkisë, në sheshin e qytetit Ansonia, CT

Nga Dalip GRECA

Me 17 Gusht 2018 skulptori i talentuar shqiptar Vasil Rakaj, që për dy dekada jeton dhe krijon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Shtetin e Konektikatit), vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Ai u prit nga zotërinjtë Zef Balaj, Asllan Bushati dhe Editori i Gazetës Dielli. I pranishëm në takim ishte edhe z. Adem Belliu, president i Telvizionit Kultura Shqiptare në Nju Jork.

Editori i Diellit i ka uruar mirëseardhjen skulptorit Rakaj, i identifikuar si Skulptori i Nënë Terezës,- ka një sërë punimesh kushtuar Shenjtëreshës me gjak shqiptar, Shën Tereza, si monumente, shtatore, buste, portrete etj.

Anëtari i Kryesisë së Vatrës z. Zef Balaj e ka falënderuar artistin për dhuratën e çmuar që ai ia dhuroi Federatës Vatra, bustin e Nënë Terezës.

Edhe ish nënkryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati, ka vlerësuar talentin e skulptorit dhe e ka falenderuar për dhuratën e punuar me mjeshtri artistike.

Artisti, që tashmë është i njohur dhe fitues çmimesh e konkursesh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se këtë dhuratë ia jepte Vatrës, në shenjë nderimi për punët e mëdha Kombëtare të Vatrës.

- Prej kohësh e kisha në plan këtë vizitë në Vatër dhe këtë dhuratë, që është bërë enkas për Vatrën, madje dhe në bazamentin e skulpturës është shkruar fjala "Vatra". Jam i bindur se skulptura e ka vendin në Vatrën Kombëtare, që di t'i vlerësojë simbolet e Kombit, tha Vasil Rakaj.

Më pas biseda është zhvilluar rreth projekteve dhe krijimtarisë së tij artistike. Z. Rakaj, u shpreh gjatë bisedës se ai ishte krenar që ishte i pari skulptor në botë që ka realizuar shtatoren monumentale të Nënë Terezës, sponsorizuar nga vëllezërit Lekë dhe Pashko Gojçaj. Figura e bamirëses së shquar e kishte tërhequr si me magji, dhe ishte marrë gjatë me të, duke e përjetësuar në art me anë të teknikave dhe formave tëndryshme skulpturore. Për artistin, Nënë Tereza, është ëngjëlli i tij mbrojtës.

Skulptori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të artistëve dhe qytetarëve amerikanë në shtetin e Konektikat me monumentit e Dr. Luther King Jr., që do të vendoset para dimrit, në një nga sheshet e qytetit të Ansonisë, ku ai vetë banon. Artisti tregoi për gazetën Dielli se si u përzgjodh projekti i tij fitues në konkursin e shpallur në Konektikat. Shoqata e Skulptorëve të këtij shteti, shoqatë ku Vasili është jo vetëm i anëtarësuar, por edhe ndër më aktivët për shkak të pjesëmarrjes në shumë ekspozita; e rekomandoi atë së bashku me disa skulptorë tek Bashkia e qytetit, që udhëhiqte projektin. Vasili u paraqit në prezantim së bashku me punimet skulpturore për Nënë Terezën, punime të figurave historike, si dhe projektin-bocet të Dr. Luther King Jr.

-T'ju them të drejtën e pashë nga fytyrat dhe sytë e tyre që e pëlqyen bocetin e punuar nga unë, por natyrisht fituesi nuk u shpall aty,- tregoi për Diellin skulptori Rakaj...

Nuk kaluan shumë ditë, kur kryetari i bashkisë së qytetit Ansonia, David Cassetti, shoqëruar nga përfaqësues të komunitetit , trokitën në studion e skulptorit shqiptar.

- Tregon Vasili: - E mora me mend se isha unë fituesi. Aq më shumë kur dëgjova një thirrje, që lëshoi njëra prej përfaqësueseve të komunitetit:- Uaaa, kjo është ajo që ne duam! Ky është dr. Luther King Jr dhe ëndrra e tij...!

Të gjithë e uruan dhe e falënderuan. Natyrisht që u ndje i lumtur për këtë përzgjedhje. Dr. Luther King Jr. është një figurë emblematike për amerikanët, ëndrra e tij i udhëheq edhe sot amerikanët, që natyrisht janë ndër të paktët vende, në Botë, ku të gjithë ndjehen dhe trajtohen si të barabartë.

Për ta realizuar skulpturën Vasilit i është dashur ta studioi jetën dhe veprën e dr. Luther King Jr. në detaje, të takohet me pjestarë të komunitetit, të marrë ide e mendime, ka eksperimentuar gjatë dhe më në fund ka dalë një skulpturë që i ka kënaqë të gjithë. Është ajo që prisnin qytetarët e Ansonisë.

Artisti shqiptar ka marrë përgëzimet edhe të politikanëve të shtetit të Connectticut, si kryetarit të bashkisë z. David Cassetti, të ligjbërëses demokrate në shtetin e CT,- State Rep. Linda Gentile, të senatorit të shtetit të CT z. George Logan si dhe të medias vendase.

Ndërsa Rev. Alfred Smith, udhëheqësi i Kishës Baptiste të qytetit, duke vlerësuar veprën e Rakajt ka thënë se komuniteti ndjehej krenar që do të ketë bustin në sheshin e veteranëve të qytetit: "Ne jemi qyteti i dytë në të gjithë shtetin e Connecticut, që do të kemi një vepër të tillë arti". Ai tha për monumentin skulptural se: "Do të jetë një simbol i harmonisë racore, është pikërisht ajo për të cilën luftoi dhe ëndërroi dr. Luther King Jr....."

Media lokale amerikane ka shkruar e ka transmetuar kronika për projektin e skulptorit shqiptar dhe për veprat e tij në përgjithësi, duke u ndalur tek veprat skulpturore kushtuar Shen Terezës. Ato, e kanë paraqitë Vasil Rakaj, një artist të përmasave ndërkombëtare, të talentuar,mjeshtër, artist të formuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë dhe që ka shënuar sukses në SHBA e më gjërë. Citojmë:" Veprat e skulptorit Rakaj janë shfaqur në Shtëpinë e Bardhë, në Pallatin e Buckinghamit, në Kombet e Bashkuara dhe në Vatikan(San Francisco Gate). Vlerësime pozitive ka bërë edhe "VALLEY INDEPENDENT" e media të tjera lokale,

ndërkohë që për shtatoren monumentale të Nënë Terezës kanë shkruar edhe gazeta të njohura si The New York Post, The Daily Neës etj.

Interesant është fakti se ideja e vendosjes të punimit skulptural të Dr. Martin Luther King Jr. në sheshin e qytetit Ansonia, ku konfliktet racore, dikur kanë qenë të theksuara, lindi nga një nxënës i klasës së tetë të shkollës së qytetit, Brandon Edwards, në Ansonia Middle School, i cili shkroi një esse me këtë temë....Tani, vepra është gati, është e derdhur në bronz në fonderi, dhe pret ditën e promovimit. Vepra do të vendoset në lulishte, në "Veteran's Park", Main Street, Ansonia, 10 metra larg bashkisë dhe do të ketë përmasat: Bazamenti 6', portreti i Martin Luther King Jr. 30".

Në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit të këtij viti do të organizohet ceremonia promovuse. Shpresojmë që edhe shqiptarët, jo vetëm banorë të asaj zone, do të bëhen pjesë e këtij aktiviteti. Gazeta "Dielli" natyrisht do të qëndrojë në kontakt me skulptorin për të përcjellë ditën dhe orën e saktë të përurimit. Krenarë, që Vasil Rakaj, u përzgjodh për ta realizuar këtë vepër skulpturale, që na nderon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...