×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Taulant, mos u tall me vendlindjen tende Lunikun, o mjeran!

Saturday, 25 August 2018 09:20

Nga Bujar Vreto

Taulant, propagando duke mashtruar se dicka do te mebetet, turp nuk ke se ate e dime te gjithe po si ka mundesi ne vendin ku ke lindur, ku ke mesuar abc, ku ke mbaruar disa vite shkolle nga e para ne te pesten, ku ke gjakun e fisin tend, ku ke marr mbeshtetjen maksimale per 20 vjet rresht, vazhdon dhe mashtron me profesionalizmin tend.
Bukurite perrallore qe ka rrethi iy Librazhdit duan investime infrastrukturore dhe jo tallava oTaulant. Banoret e mrekullueshem te Lunikut, Letmit, Zgoshtit, Koshorishtit, Prevalles, Dranovices dhe se fundmi Kostenjes jane njeres te fjales te punes dhe nuk genjehen me lugen bosh.
Ju Taulant me mjaft djallezi citoni, Festa e Lunikut ne malet e Letmit, po pse ? Luniku ka malet dhe lendinat e veta te mrekullueshme por ske bere asgje per kete fshat edhe pse te kane besuar dhe votuar ty, shkallen e Lunikut dhe gjithe trasene Librazhd-Stebleve-Peshkopi e cau i madhi Sali Berisha qe ti e etiketon cdo dite dhe vjelle vrere kunder tij.
Ju Taulant na beni dhe per te qeshur kur citoni se i emeruari juaj ne drejtimin e bashkise paska fol per agroturizem ?! po cagroturizem flet ky ditezi qe prokurohen parate per kanale vaditese dhe vetem lertat behen dhe uji kurre nuk shkon ne destinacion (banoret syte nga qielli per shi), kur premtohen subvensione dhe parate shkojne tek dy apo tre klienteliste te rilindjes (ne fakt dine si ti ndajne se i thone nje fjale te vjeter harami nuk hahet vetem).
Ju me veprimet e nje altruisti por mendjen e nje megalomani thoni se festat kane filluar te behen ne cdo fshat dhe po vine vizitore te shumte, po Taulant eshte e vertete qe filluan te behen ne cdo fshat por kur makinat ngelnin rruges, vizitoret qe ne fakt jane banoret e larguar shikonin nje mjerim tek te afermit e tyre dhe vitin pasardhes nuk u kthyen me aty, por jo vetem kaq se dhe te rinjte e kane braktisur vendin dhe kane shtegetuar ne vendet perendimore.
Ju flisni qe me ane te festave banoret duan te pomovojne bukurite e natyres, kulinarine tradicionale dhe traditat kulturore ?! po kujt do ja promovojne keto banoret kur aty pervec lepirsave te tu qe te ndjekin mbrapa (nje her ne vit) as kujtohet me njeri te vije ne keto zona te mrekullueshme sepse ska rruge, ska prodhime bujqesore dhe blektorale per shkak te mos krijimit te kushteve nga Bashkia dhe pushteti Qendror.
Taulant, kur ti shaje me liber shtepie pushtetin e Sali Berishes edhe pse investimet ishin te konsiderueshme kryesisht ne infrastrukturen rrugore dhe ulje henen ne toke se kur te vije rilindja e vdekur ne pushtet do bejme mrekullite, po te kujtoj se kane kaluar 5 vjet qe ti qeveris dhe e ke lene aty ku e lame ne por dhe me keq se vidhen te gjitha fondet per mirembajtje (kuptohet se ku shkon pjesa e luanit).
Ju para lepiresave te ardhur mbas teje (shpura e hajduteve) thoni se ka projekte te depozituara, ku ka edhe fitues nga fondet e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural por beni dhe thirje per investitore te tjere nga Elbasani apo rrethe te tjera ?! Taulant, nuk ka nevoje te besh thirrje ti per investitore te droges te vine e te zaptojne kodrat e malet e Letmit, Lunikut e gjithe rrethit te Librazhdit sepse ka pronare qe trashegojne pornat e tyre, sepse ka djem, burra e gra qe duan te investojne por skane infrastrukture rrugore. Po tregoj nje fakt konkret ne Letem pasi u kthye nga emigracioni investoi ne pronen e tij Gezim. Lala, mbolli nje plantacion mollesh, per tre vjet u futen ne prodhim dhe vitin e peste filloi super prodhimi por i gjithe malli i kalbeshe per shkak te rruges dhe politikave te mbrapeshta qe ndjek mafia ne qeveri duke lejuar te futet malle (molle) nga dogana me cmim te ulet (se interesi i mafiozeve ishte transporti i droges nepermjet molleve apo mallrave te tjera dhe jo interesi i prodhuesve vendas) dhe vitin e shtate Gezimi i preu te gjitha rrenjet e molleve dhe iku perseri nga vendi per te siguruar ushqimin e femijeve (sa keq).
Ju me cinizem thoni jemi vetem 1 ore e gjysem larg Tiranes ?! E vertete eshte por eshte puna e Sali Berishes qe cau malin e Elbasanit dhe eleminoi kraben. Po ti cpo ben apo po na tregon si do sjellesh drogmenete te pastrojne parate ne pronat e Lunikasve.
Leri tallavate, leri demagogjite por detyro te emeruarin tend ne Bashki te dergoje prave Fondit te zhvillimit Rajoneve projektet e rrugeve me parametra dhe jo si ajo e Funarsit dhe Dragostunjes qe jane jasht standarteve qe jane shkaterruar sapo u inaguruan me buje te madhe prej jush. Rruga eshte asfaltuar deri mbi Zgosht para vtit 2013 dhe ty personalish te lind obligim te asfaltosh pjesen tjeter deri ne Stebleve pasi traseja eshte hapur po nga PD, te investosh rrugen Zgosht-Letem-Koshorisht-Shkallea e Lunikut (kjo mundeson dhe agroturizmin dhe behet e atraktive pa asnje dyshim, perfshihet dhe fusha e mrekullueshme e Letmit ku ti thua festa e Lunikut), te investosh rrugen Shkalla e Lunikut-Lunik-Prevalle-Dranovice-Kostenje, te investosh rrugen Funares-Zdranjsh-Floq-Orenje-Guraguq-Shengjergj (me keto rruge Taulant behet agroturizmi dhe distanca ndermjet nesh dhe Tiranes eshte vetem 1 ore por shijohen gjithe bukurite dhe kulinarite e zones ).
Boll mashtruat popullin, qe ju beri nga zbokthaxhi ne miliardier, nga me shtepi me qira me nga tre apo kater pale shtepi, nga me makina qe ne mengjes nuk ndizeshin me foristrata te tipit fundit e me xhama te zinj, nuk po flas per jeten lluksoze dhe vaskat me qumesht.
Zoti e bekofte popullin e Librazhdit, une jam me ju dhe do luftoj dhemb per dhemb me hajdutet..
REALITETI ESHTE KY..
Autori eshte Kryetari i Deges PD Librazhd

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...