Larguan nga Shqipëria të penduarin e Tahirit, Drejtësia e Ramës shikon vetëm shkelje administrative

Saturday, 25 August 2018 16:35

Gjykata e Durrësit ka kërkuar masa disiplinore në shtatë institucione për shkak të parregullsive në ekstradimin e Nezar Seitit në Itali. por ndërsa në drejtorinë e burgjeve, ministrinë Drejtësisë dhe policinë e shtetit pritet të merren këto masa, ndëshkimet për gjyqtarët dhe prokurorët vendosen nga KLGJ e KLP, organe të reja të reformës në drejtësi të cilat nuk janë ngritur ende.

Vendimi i gjykatës së Durrësit për të ligjëruar pushimet e hetimeve të prokurorisë lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit në Itali, ngarkon me përgjegjësi administrative shtatë institucione. Veç drejtorisë së burgjeve, paraburgimit "Jordan Misja", policisë së Tiranës dhe ministrisë së Drejtësisë, hetimi ka gjetur shkelje edhe nga gjyqtarët që lejuan ekstradimin por edhe nga prokurorja që e paraqiti kërkesën para togave të zeza në kryeqytet.

Hetimi i prokurorisë së Durrësit filloi me kërkesë të kryeprokurores arta marku, për veprën penale "shpërdorim detyre" por më 22 qershor, gjykata e Durrësit ka konkluduar se nuk ka pasur elementë të kësaj vepre në procedurën e ekstradimit të financierit të grupit të Habilajve.

Gjykata pranon megjithatë se ekstradimi është kryer në shkelje të kodit të procedurës penale dhe thekson se konkluzioni i hetimeve do tu dërgohet institucioneve për të marrë masat përkatëse lidhur me shkeljet administrative të konstatuara. Por ndërkohë që ministria e Drejtësisë, drejtoria e Burgjeve dhe policia e shtetit mund të marrin masat ndaj punonjësve që kryen shkeljet, për gjyqtarët dhe prokurorët e implikuar në këtë rast, duket se masat ndëshkuese do të vonojnë.

Vendimet për rastet e shkeljeve administrative nga togat e zeza dhe punonjësit e organit të akuzës, sipas ligjeve në fuqi, merren nga Këshili i Lartë gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë, por të dyja këto institucione ende nuk janë ngritur për shkak të vonesave të reformës në drejtësi. Deri në ngritjen e këtyre organeve të reja të qeverisjes së drejtësisë, KLD duket se do ta ketë të pamundur të ndëshkojë gjyqtarët që lejuan ekstradimin e nezar seitit pasi është prej kohësh në kufrin e pamundësisë në vendimarrje. nga ana tjetër de jure këshilli i prokurorisë së përgjithshme ka pushuar së funksionuari pas hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi ndërkohë që de fakto, ka kohë që nuk mblidhet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...