Plagosin shitësin me thikë dhe grabisin dyqanin e celularëve

Saturday, 25 August 2018 18:23

Një grabitje me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Kuçovë.

Dy persona, njëri prej të cilëve tashmë i prangosur dhe tjetri në kërkim, të cilët kanë hyrë në një dyqan servisësh celularësh dha kanë sulmuar dhe plagosur me thikë, E. I., 24 vjeç.

Ata kanë thyer edhe xhamin e një automjeti, pronari i të cilit ka njoftuar menjëherë Policinë.

Policia prangosi njërin prej grabitësve, K. N., 25 vjeç dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim grabitësi tjetër.

U arrit të sekuestrohet edhe malli i grabitur, 23 celularë dhe një laptop.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Falë reagimit të shpejtë të policisë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. N., 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtje pa leje" dhe "Kanosje").

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti", në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) punëtorin e dyqanit shtetasin E. I., 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celularë dhe një Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G. D., 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip 'Benz; në pronësi të shtetasit E. I.

Shtetasi E. I., ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

23 aparate celularë të markave të ndryshme,

1 laptop.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘‘Vjedhja me dhunë‘‘ , “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës“, "Kanosja" , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...