Një 31-vjeçare nga qyteti i Elbasanit ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar fostoksinë. Me gjithë përpjektë e familjarëve për ta dërguar në spital, ajo ka ndërruar jetë.
Ndërkohë po punohet për të zbuluar shkaqet.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 24. 08. 2018, rreth orës 14:30, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar nga familjarët e vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja E. P., 31 vjeçe, banuese në lagjen "Haxhias", Elbasan, e cila ka ndërruar jetë në Spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.