×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Video/Si të dalloni freskinë e vezëve – Ndiqeni këtu

Diel, 26 August 2018 09:32

Përpjekja për kontrollin e cilësisë është një nga dukuritë më të përditshme me të cilën përballen konsumatorët.  Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për produktet e konsumit të përditshëm si veza.

AgroWeb jus jell disa këshilla praktike për të kontrolluar freskinë e këtyre produkteve dhe për të verifikuar pretendimet e shitësve të zellshëm.
Vezët kanë një lëvozhgë poroze dhe në bazën e secilës vezë, në pjesën fundore të saj ka një xhep ajri. Ky xhep ajri është një nga treguesit më të mirë për freskinë e vezëve.
Kur veza është e freskët, kjo hapësirë brenda vezës përmban shumë pak ajër, ndërsa kur veza është e ndenjur xhepi përmban shumë ajër.
Ka disa mënyra për të kuptuar freskinë e vezëve.
Një nga këto është testi i zhytjes së vezëve në një gotë të mbushur me ujë.
Nëse xhepi i vezës përmban pak ajër, ateherë veza do të zhytet plotësisht në fund të gotës dhe do të pozicionohet krejtësisht horizontalisht.
Nëse veza nuk është krejt e freskët, atëherë sasia e ajrit brenda xhepit do të bëjë që veza të zhytet dhe të fundoset në fund të gotës së ujit, por maja e saj do të jetë më e ngritur dhe jo plotësisht në pozicion horizontal.
Ky është tregues se veza nuk është shumë e freskët, por përsëri është e konsumueshme.
Nëse veza ngrihet mbi fundin e gotës dhe pluskon në gotën me ujë, kjo tregon së xhepi është plot me ajër.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një vezë krejt të ndenjur dhe bajate, e cila nuk këshillohet për t’u konsumuar.
Testi tjetër që mund të kryeni në kushtet e shtëpisë ka të bëjë me vezën e hapur në një pjatë.
Veza e freskët do të qëndrojë bukur në pjatë, e verdha e saj është e tonifikuar plotësisht dhe rri e ngritur lart, ndërsa rrethohet nga dy rrathë të bardhash.
Rrethi i parë është më xhelatinoz dhe mbulon të verdhën, ndërsa tjetri i mbivendoset të parit.
Nëse veza nuk është e freskët, e verdha e saj do të jetë më e ulët dhe e shfryrë në pjatë, ndërsa e bardha do të jetë vetëm një rreth.
Kur veza është bajate dhe krejt e ndenjur, ateherë e verdha e saj do të jetë krejtësisht e shfryrë dhe e sheshtë, ndërsa e bardha që e rrethon do të duket krejt e ujshme.
Për më tepër, ndiqni videolajmin AgroWeb./AgroWeb.org

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...