×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tregtonin vaj ulliri fallso, ndëshkohen katër biznese

Diel, 26 August 2018 12:55

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 4 biznese, tre në Tiranë dhe një në Vlorë që shisnin vaj ulliri të falsifikuar. Gjatë kontrolleve në supermarkete dhe më pas edhe ekzaminimeve laboratorike të produkteve të etiketuara ‘vaj ulliri’, AKU ka evidentuar 4 subjekte ku tregtohej produkti “vaj ulliri” i falsifikuar.

Këto supermarkete dhe markete furnizoheshin nga subjektet:

“Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresëTiranë, furnizimi i lot-it me datëskadence 31.12.2019

“Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresëTiranë ,furnizimi i lot-it me datëskadence 20.2.2020

“LeartIljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë ,furnizimi i lot-it me datëprodhimi 01.05.2018

“O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresëTiranë, furnizimi i lot-it me datëskadence 7.3.2020

Konkretisht, produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregëtuar nga këto subjekte rezultoi se nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës të tjerë.

Ndaj, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

“Theksojmë, – njofton AKU, –  se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregëtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i kanë furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar. Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu si dhe për të njoftuar konsumatorët.

Secili prej rasteve është në proçes investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të mashtrimit dhe prodhimit të kundërligjshëm të mallrave ushqimorë”

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...