Keni qenë pjesë e një aksidenti? Ja ç'duhet të bëni për të përfituar dëmshpërblim

Diel, 26 August 2018 15:29

Të gjithë qytetarët shqiptare që janë përfshirë në aksidente me makina të pasiguruara apo makina të paidentifikuara dhe kanë një vendim të formës së prerë për dëmshpërblim, duhet t’i drejtohen Byrosë së Sigurimit për të përfituar paratë.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për dosjet me vendim të formës së prerë, pra për përfitim dëmshpërblimi, qytetarët duhet t’i drejtohen Byrosë së Sigurimit për orientimin e procedurave që ata duhet të ndjekin në tërheqje parave nga kompanitë e sigurimit.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve i jep fund odisesë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të akumuluara që nga vitit 2001. Më herët, me një vendim Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi vendimin ku llogarit se fatura për dhënien e dëmshpërblimit kur është dhënë vendimi i formës së prerë, është 924 milionë lekë.

DEKLARATA

“Autoriteti njofton qytetarët t’i drejtohen Byrosë Shqiptare të Sigurimit për t’u informuar mbi dosjet e tyre, objekt i fondit të kompensimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka kërkuar në vazhdimësi Byrosë Shqiptare të Sigurimit shpërndarjen e dosjeve për praktikat e miratuara, të papaguara, të cilat kanë vendim gjyqësor të formës së prerë, objekt i fondit të kompensimit. Autoriteti njofton qytetarët që kanë problematika lidhur me dëme të prapambetura nga fondi i kompensimit të komunikojmë me BSHS-në.

Stafi i Byrosë do t’i informojë dhe orientojë ata për shoqërinë e sigurimit, tek e cila është deleguar praktika për kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit të tyre. Në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, lista e dosjeve nuk publikohet, por qytetarët e interesuar mund ta gjejnë informacionin e detajuar pranë BSHS.

Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me këtë proces, çdo qytetar mund të komunikojë me e-mail This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., amf @ amf. gov . al, ose mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së”, thuhet në njoftimin e Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...