FOTO/ Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Sela sërish kërcënohet me jetë, ja porosia që i dërgohet

Hënë, 27 August 2018 09:35

Një kërcënim i ashpër i është bërë kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela. Kjo ka ndodhur vetëm pak orë pas deklarimit të tij

dje se përpara ndryshimeve kushtetuese, duhet bërë një marrëveshje përfundimtare në mes maqedonasve dhe shqiptarëve në mënyrë që
njëherë e përgjithmonë t’u jepet fund konflikteve të brendshme midis qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.
Në një postim të grupit të deklaruar si “Luanët Maqedonas”, në mënyrë të hapur shprehet mllefi i tyre ndaj kërkesës së Ziadin Selës,
duke deklaruar se gjatë 27 prillit të përgjakshëm, ai ka kaluar shumë lehtë dhe se është dashur “Kire-ja të ja këpus kokën.” Nga ASH thonë
se me këtë deklaratë, përveç që publikisht shprehet mllefi ndaj kërkesës natyrale të kryetarit të Aleancës, Ziadin Selës, publikisht
pranohet se Kire Georgievski, i cili u fotografua duke qarë gjatë gjykimit të 27 prillit dhe në të cilën mbrohej se ka ndihmuar Ziadin
Selën, e ka kryer pikërisht atë për të cilën edhe është dënuar.
“Si duket Ziadin Sela vazhdon të jetë target i huliganëve maqedonas, të cilëve nuk u pëlqen deklarimi i Ziadin Selës pro NATO-s dhe EU-së,
por me ndryshime kushtetuese në të cilën shqiptarët do të jenë përfundimisht të barabartë me maqedonasit.”, janë komentet dhe
kundërpërgjigjet e lexuesve shqiptarë në rrjetet sociale, duke komentuar këto kërcënime. Po ashtu bëhet thirrje që organet e rendit
menjëherë të ndërmarrin masa për zbulimin e autorëve të këtij grupi që kërcënon me jetë dhe nxit urrejtje. (INA)

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...