Mikro ekonomia shqiptare: Vetëm 0.1% e bizneseve janë të mëdha, 152 subjekte gjithsej

Tuesday, 28 August 2018 07:22

Bizneset e mëdha që kanë të punësuar më shumë 250 punonjës përbejnë vetëm 0.1 për qind të totalit të bizneseve, sipas të dhënave e një vrojtimit të bërë nga Banka Botërore të publikuar së fundmi, që i referohen vitit 2016.

Vrojtimi numëroi gjithsej 108 mijë e 526 ndërmarrje aktive, nga të cilat sipas klasifikimit të Bankës Botërore, 102 mijë e 965 ndërmarrje ishin mikro duke zënë 94.9 për qind të totalit, biznese të vogla u numëruan 4413  ose 4 për qind e totalit, biznese te mesme ishin vetëm 996 subjekte, te cilat zunë vetëm 0.9% të totalit, teksa biznese të mëdha ishin vetëm 152 subjekte ose 0.1 % e totalit.

Siç shihet ekonomia e vendit është e bazuar tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por më së shumti tek mikrondërmarrjet.

Në vitin 2016, sipas të dhënave kombëtare, 99.9 për qind e ndërmarrjeve aktive ishin MSME me 2016 të cilat punësuan 81 për qind të numrit të përgjithshëm. Numri më të made të këtyre subjekteve e zotërojnë tregtia (41.5%) dhe shërbimet (20 për qind).

67 për qind e vlerës së shtuar është realizuar nga SME-të. Përqindja më e lartë e vlerës së shtuar nga mikro-ndërmarrjet erdhi nga sektori i shërbimeve, strehimit dhe ushqimit. Sektori i tregtisë ka përqindjen më të lartë që dominohet nga bizneset e vogla, ndërsa ndërmarrjet e mesme operojnë më së shumti në sektorin e industrisë përpunuese.

Banka Botërore analizon se sektorët e ekonomisë të dominuar nga SME karakterizohen nga nivele të larta të informalitetit. Shumë MSME-të në Shqipëri veprojnë në baza joformale.

Pavarësisht përmirësimeve të bëra kohët e fundit në luftën ndaj informalitetit, bizneset edhe pse janë regjistruar nuk deklarojnë xhiro dhe punonjës dhe vijojnë të kryejnë transaksione në cash masivisht.

Bizneset e paformalizuara në përgjithësi kanë produktivitet më të ulët se bizneset formale dhe u mungon mbrojtja sociale, sidomos sigurimet për punonjësit.

   

Totali

% ndaj totalit

 

Total

      108,526

100%

1

Ndërmarrje te vogla dhe te mesme (1-249 punonjës)

      108,526

99.90%

 

Biznese micro

      102,965

94.90%

 

Biznese të vogla

           4,413

4

 

Biznese te mesme

              996

0.90%

2

Biznese të mëdha ( +550 punonjës)

 152

0.10%

 

Burimi: BB

   

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...