×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tatimet: Si kryhet bashkimi dhe përthithja e kompanive

Tuesday, 28 August 2018 17:06

Si kryhet bashkimi dhe përthithja e kompanive

Drejtoria e tatimeve ka dhënë informacion lidhur me çregjistrimin e tatimpaguesve persona juridikë, që kryejnë veprimtari ekonomike fitimprurëse, nëpërmjet procedurave të bashkimit dhe përthithjes. Por tatimet paralajmërojnë se çregjistrimi tatimor nuk eliminon detyrimet ekzistuese tatimore dhe nuk parandalon administratën tatimore të vlerësojë ose të mbledhë detyrimet tatimore.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka detyrimin ligjor të njoftojë administratën tatimore, menjëherë me paraqitjen e aplikimit për çregjistrim pa kryerjen e likuidimit të personave juridikë, kur tatimpaguesit përkatës u nënshtrohen procedurave të bashkimit ose ndarjes të përcaktuara në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Eksperti i caktuar sipas parashikimeve të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, është i detyruar të njoftojë administratën tatimore në lidhje me raportin e bashkimit, dhe para se të regjistrojë bashkimin e shoqërive, qoftë me përthithje, apo qoftë me krijimin e një shoqërie të re, duhet të ketë paguar detyrimet tatimore të shoqërive që “likuidohen”, për shkak të procesit së bashkimit. Administrata tatimore brenda 30 ditëve, nga data e marrjes dijeni për proceset e bashkimit të shoqërive, duhet të njoftojë Qendrën Kombëtare të Biznesit , për gjendjen e detyrimeve tatimore të shoqërive që likuidohen si pasojë e procesit të bashkimit, dhe vetëm pas dhënies së vërtetimit nga administrata tatimore, se detyrimet tatimore janë shlyer, QKB bën çregjistrimin e shoqërive që likuidohen nga ky proces. Nëse procesi është kryer pa pagimin e detyrimeve tatimore të subjektit që “likuidohet” për shkak të procesit të bashkimit, këto detyrime tatimore do të vazhdojnë të qëndrojnë tek subjekti i ri I krijuar me anë të përthithjes apo me anë të procesit të bashkimit. E njëjta procedurë zbatohet edhe në rastet e ndarjes së një shoqërie tregtare. Nëse procesi i ndarjes është kryer pa pagimin e detyrimeve tatimore të subjektit që ndahet, detyrimet tatimore do të jenë të kërkueshme në mënyrë solidare kundrejt çdo subjekti të ri të krijuar nga kjo ndarje. Kjo nënkupton të drejtën e administratës tatimore, që detyrimet tatimore t’ia kërkojë çdo subjekti, i cili është krijuar si pasojë e ndarjes, pavarësisht marrëveshjes që mund të kenë këto subjekte gjatë procesit të ndarjes.

Për sa u përket afateve dhe procedurës së shkëmbimit zyrtar të informacioneve midis Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, gjykatës dhe administratës tatimore për çregjistrimin e shoqërive pa likuidim, ato janë të njëjta si për shoqëritë që kanë paraqitur kërkesë për çregjistrim me hapjen e procedurave të likuidimit në QKB ose gjykatë, kur procedurat ndiqen nga organet gjyqësore. Ndërkohë, përveç respektimit të afateve dhe procedurës së shkëmbimit të informacionit midis këtyre institucioneve, Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse ndjek dhe procedon si vijon:

Drejtoria Rajonale Tatimore, menjëherë me marrjen dijeni nga Qendra Kombëtare e Biznesit, për këto ndryshime që kanë të bëjnë me ndarjen/bashkimin e shoqërive, të cilat kanë për pasojë çregjistrimin pa likuidim të një apo më shumë shoqërive, si ndryshime që kërkojnë çregjistrim, kur e gjykon, organizon dhe kryen kontroll tatimor për tatimpaguesit, të cilët përfshihen në këtë proces, duke pasur parasysh dokumentacionin dhe dispozitat eligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, si dhe për të verifikuar dhe saktësuar tepricat përkatëse tatimore, qofshin këto debitore apo kreditore bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi. Ndërkohë, në dosjen e secilit tatimpagues, i cili përfshihet në këtë proces duhet të depozitohen ndryshimet dhe dokumentacioni përkatës ligjor për sa u përket vendimeve të organeve vendimmarrëse të personave juridikë, si dhe dokumentacioni ekonomik që lidhet me pasqyrat financiare përkatëse apo aktet përkatëse të ekspertëve kontabël nëse ka të tilla, sikurse parashikohet në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, çdo dokumentacion që shoqëron bashkimin/ndarjen. Drejtoria rajonale tatimore harton një pasqyrë përmbledhëse të detyrimeve tatimore debitore dhe kreditore të shoqërive të përfshira në këtë proces, të cilën e depoziton në dosjen e tatimpaguesit. Nëse pas përfundimit të verifikimeve përkatëse nga Drejtoria Rajonale Tatimore, shoqëria që do të përthithet/ndahet është kreditore në organin tatimor për ndonjë lloj tatimi, atëherë teprica kreditore:

– do të përdoret për kompensim të detyrimeve tatimore të tjera të tatimpaguesit, nëse ka të tilla;

– do t’i kthehet/rimbursohet tatimpaguesit nëse plotësohen kushtet sipas procedurave të përcaktuara në nenin 75 dhe 75/1 të ligjit “Për procedurat tatimore në RSH”, të ndryshuar ose nenin 77 të ligjit “Për TVSH-në”, i ndryshuar;

– do të kalojë nëpërmjet transferimit te shoqëria përthithëse (në rastin e bashkimit) apo shoqëria/shoqëritë e reja që krijohen (në rastin e ndarjes).

Në rastin kur tatimpaguesit e përfshirë në proces bashkimi/ndarjeje të shoqërive, administrohen nga dy drejtori të ndryshme rajonale tatimore, drejtoria rajonale, e cila çregjistron pa likuidim tatimpaguesin, njofton dhe shkëmben informacion për tepricat kreditore përkatëse të tatimpaguesit që do të çregjistrohet, pasi kanë ndjekur radhën e veprimeve të përcaktuara më sipër.

Për kalimin e tepricës kreditore të çdo lloj tatimi në rastet sa më sipër, organi tatimor realizon transferimin e tepricës nëpërmjet procedurës informatike të transferimit të kredisë nga një person i tatueshëm në një tjetër person të tatueshëm, sipas formularit përkatës. Për realizimin e transferimit të kredisë, inspektori përkatës i drejtorisë së vlerësimit në drejtorinë rajonale I bashkëngjit formularit të transferimit të kredisë një procesverbal ose akt rakordimi, si dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues për të vërtetuar arsyet e këtij transferimi të kredisë. Teprica kreditore që i rezulton tatimpaguesit për një tatim të caktuar në organin tatimor mbartet në periudhat në vijim dhe shoqëron situatën e personit derisa të ekzistojë kjo tepricë.

Detyrimi tatimor që një shoqëri ka ndaj organit tatimor i përket një periudhe të caktuar tatimore, një vlerësimi të caktuar tatimor, nuk mund të mbartet në vijueshmëri në periudhat pasuese, dhe tatimpaguesi është përgjegjës për të deri sa ta shlyejë. Nëse ndonjë nga shoqëritë që do të përfshihen në procesin e bashkimit/ndarjes pa likuidim, është debitore në organin tatimor, atëherë për detyrimin që ka shoqëria apo shoqëritë që do të bashkohen/përthithen, apo shoqëria ekzistuese që do të ndahet, ndaj organit tatimor, bazuar në dispozitat e nenit 224 të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, si shoqëria përthithëse, administratorët e saj etj., në rastin e bashkimit të shoqërive, ashtu edhe shoqëritë pritëse, administratorët e tyre etj., në rastin e ndarjes së shoqërive, përgjigjen për detyrimet e shoqërive debitore. Shoqëritë e bashkuara ose të ndara, nëse kanë detyrime tatimore të palikuiduara, duhet të paguajnë këto detyrime pranë administratës tatimore dhe për këtë janë, gjithashtu, përgjegjëse shoqëritë përthithëse ose pritëse dhe administratorët/ortakët e tyre, ose shoqëritë e reja të krijuara si pasojë e bashkimit/ndarjes. Nëse këto detyrime nuk paguhen, procedurat e mbledhjes do të ndiqen ndaj shoqërive përthithëse/pritëse ose shoqërive të reja të krijuara, si përgjegjëse për këto detyrime në bazë të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Në të kundërt, ashtu sikurse parashikon ligji specifik, brenda 6 muajve nga publikimi i projekt-marrëveshjes së bashkimit, organi tatimor në rolin e kreditorit paraqet me shkrim titullin dhe vlerën e pretendimit të tyre dhe shoqëria duhet t’i jape garanci të mjaftueshme për kreditë e tij. Nëse detyrimet nuk paguhen ose nuk jepet garanci e mjaftueshme nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërive, organi tatimor mund t’i kërkojë gjykatës të urdhërojë lëshimin e garancive të mjaftueshme apo anulimin e vendimit të bashkimit. Përfaqësuesit ligjorë të shoqërive që bashkohen, përgjigjen në mënyrë solidare për të gjitha dëmet e shkaktuara ndaj organit tatimor, si pasojë e pasaktësisë së deklaratës së mësipërme. Në rastin kur ndonjëra nga shoqëritë që do të çregjistrohet pa likuidim si pasojë e procesit të bashkimit/ndarjes së shoqërive është debitore, administrata tatimore mbledh detyrimin tatimor sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin “Për procedurat tatimore”. Procedurat sa më sipër, sikurse parashikohet në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, e shtrijnë efektin e tyre ligjor përveçse ndaj shoqërive të përthithura apo ekzistuese (para ndarjes), përkatësisht edhe ndaj shoqërisë përthithëse/pritëse ose shoqërive të reja. Për tatimpaguesit, persona juridikë, detyrimi për të deklaruar ndërpritet në momentin e dorëzimit të raportit përfundimtar të likuidimit/bashkimit/ndarjes në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose gjykatë.

 Efektet e çregjistrimit

Pas çregjistrimit, tatimpaguesi që çregjistrohet dorëzon Certifikatën e Regjistrimit, përkatësisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të juridiksionit.

Për periudhën para çregjistrimit, detyrimet e mundshme tatimore të papaguara, përfshirë këtu edhe çdo gjobë apo kamatëvonesë mbeten në fuqi dhe, për mbledhjen e tyre, vazhdohet të ndërmerren të gjitha masat e mbledhjes me forcë të përcaktuara në ligj.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...