×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndotja e Osumit, mbetje dhe aromë e keqe pëgjatë lumit në Berat

Tuesday, 28 August 2018 17:26

Rënia e nivelit të prurjeve gjatë muajve të verës nxjerr në pah nivelin e lartë të ndotjes në lumin Osum që kalon mes përmes Beratit. Derdhja e ujërave të zeza dhe hedhja e mbetjeve nga qytetarët mbeten problematika pa zgjidhje në qytetin muze që cdo vit pret mijëra vizitorë shqiptarë e të huaj.

Këta peshkatarë janë të vetmit që i kanë mbetur besnikë Osumit.

Ndotja dhe era e keqe nga derdhja e ujërave të zeza bën që qytetarët e tjerë të shpejtojnë hapat kur u duhet të ecin përgjatë lumit që kalon përmes Beratit.

Rënia e prurjeve gjatë muajve të verës e nxjerr në pah edhe më shumë problematikën ndërsa reshjet e verës duket se kanë vënë në lëvizje mbetjet përgjatë shtratit të lumit.

Fajtorë janë edhe vetë qytetarët, të cilët nuk e shohin më lumin si dhuratë të natyrës, por si kanal të ujërave te zeza dhe vend për hedhje mbetjesh.

"Ka mbeturina, nuk është pastruar akoma", tha një qytetar.

Shqetësimi është i vjetër, por mbetet pa zgjidhje në qytetin që cdo vit pret mijëra e mijëra vizitorë shqiptarë e të huaj duke ofruar kështu një pamje të parë larg asaj që në të vërtetë ofron.

"Berati duhet të jetë më mirë, se i takon të jetë qytet i pastër", u shpreh një tjetër banor.

Nga ana tjetër burime të bashkisë jashtë kamerave shprehen se e vetmja zgjidhje për problematikat që ka lumi Osum do të jetë zbatimi i projektit që parashikon sistemimin dhe reabilitimin total të tij, i cili deri më sot nuk është vënë në jetë për mungesë fondesh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...