STUDIMI/Zjarri, Together for Life: Në kopshtet e Tiranës dhe të nismës “Adopto një kopsht”, s’ka dalje emergjence

Tuesday, 28 August 2018 19:07

Eshte per te ardhur keq qe disa ndodhi mbeten thjesht ne kuadër te një kronike dhe nuk ndiqen me tej për te ngritur disa pikëpyetje te cilat mund te ojne ne zgjidhje ne kohe, dhe jo ne kronika lajmesh te mëvonshme. Sa për ta sjell pakëz ne vëmendje, sipas një raporti qe Shoqata Together for Life ka kryer vjet, ku ka monitoruar te gjitha kopshtet e Tiranes, ka rezultuar se (e përkthyer ne terma te thjeshte) : Lutuni te mos këtë incidente zjarri gjate kohës qe fëmijët janë ne kopsht se jo vetëm qe nuk ka dalje emergjente, por edukatoret nuk ja kane idenë e përdorimit te mjeteve te emergjencës për shuarjen e zjarrit, e përveç kësaj dritaret i kane te bllokuara me hekura, e përveç kësaj:

-92.7% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë dalje sigurie dhe 73.2% e kopshteve (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës.

-Janë 13 kopshte të monitoruara (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) që dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri. Dritaret nuk duhet të shërbejnë për të izoluar fëmijët, por për të dhënë mundësinë e shpëtimit prej zjarrit.

-Në 70.2% të kopshteve të Tiranës (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.

- 18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit.

- 20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.

- Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit

kopshte.jpg

 

Modifikuar më Tuesday, 28 August 2018 19:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...