613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj po hetohet dhe në Gjermani

E mërkurë, 29 August 2018 08:53

Arbër Çekaj, sipërmarrësi shqiptar nën hetim për 613 kilogramët e kokainës kapur në Durrës, po hetohet dhe në Gjermani.

Prokuroria gjermane ka hapur hetimet për Çekajn pasi ka dyshime se ai ishte përfshirë në aktivitet kriminal dhe në Gjermani. Ky fakt do të vonojë ekstradimin e Çekajt në Shqipëri, pasi kujtojmë se Çekaj u arrestua në maj 2018 në Gjermani, për llogari të drejtësisë shqiptare.

Arbër Çekaj u shpall në kërkim nga institucionet shqiptare në fund të shkurtit, menjëherë sapo në Maminas u kapën 613 kilogramë kokainë brenda një kamioni që transportonte banane. Droga ishte fshehur brenda kontejnerëve me banane që erdhën nga Kolumbia për interes të kompanisë shqiptare Arbri Garden shpk, në pronësi të Arbër Çekaj.

Deri më tani për këtë operacion policia shqiptare ka arrestuar dy persona, shoferin e kamionit Armando Pezaku dhe menaxherin e kompanisë Donald Lushaj, që vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim dhe akuzohet për trafik droge./exit.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...