Një turist rumun ka ndërruar jetë sot paradite tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.
Më datë 29.08.2018, rreth orës 10:35, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, shtetasi K.U, 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes."
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





