×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Italia rekomandon Shqipërinë, Ansa: Një ndër 5 destinacionet kryesore për t`u vizituar në Shtator

E mërkurë, 29 August 2018 13:04

Agjencia shtetërore e lajmeve në Itali, “Ansa”, i këshillon italianëve që të vizitojnë Shqipërinë, duke e klasifikuar vendin tonë si një ndër 5 destinacionet më të mira globale për t`u vizituar edhe gjatë Shtatorit.

“Nga disa, Shqipëria konsiderohet si Kroacia e re, dhe ky është një krahasim jo i ekzagjeruar, pasi Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe fantastike dhe një natyre luksi”, kështu e nis Ansa përshkrimin e Shqipërisë.

“Shtatori është periudha ideale për ta vizituar, pasi mund të vizitohen 460 kilometra vijë bregdetare pa mbipopullimin e verës dhe me një klimë të freskët mesdhetare”, vijon më tej shkrimi.

Ndër të tjera, agjencia shtetërore e lajmeve në Itali sqaron se, në Shqipëri ke mundësi të zgjedhësh, duke filluar që nga plazhi, nga Velipoja në Ksamil ka tipologji të ndryshme.

Vendet e tjera të këshilluara janë Buenos Aires, Korfuzi, Zanzibari dhe Marakeshi në Marok. Gjatë viteve të fundit, e sidomos gjatë këtij viti, turistët italianë në vendin tonë janë rritur ndjeshëm, dhe shifrat e vërtetojnë më së miri këtë tendencë të re.

Një ndikim të madh në këtë preferencë të re të italianëve kanë dhënë padiskutim edhe mediat, që kanë promovuar masivisht turizmin shqiptar.

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 13:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...