×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbeturinat rritje “alarmante” / Do të arrijnë deri në 66 tonë të hedhur çdo sekondë

E mërkurë, 29 August 2018 13:32

Analiza e re paralajmëron se mbeturinat ushqimore do të rriten me një të tretën deri në vitin 2030, nëse nuk merren masa urgjente.

Sasia e ushqimit që do të shpërdorohet çdo vit do të rritet me një të tretën deri në vitin 2030, ku 2.1 miliardë ton do të humbet ose hidhet, ekuivalente me 66 ton në sekondë, sipas analizave të reja.Raporti i Grupit Boston Consulting (BCG) paralajmëron se përgjigja globale ndaj mbeturinave ushqimore është e fragmentuar dhe e papërshtatshme dhe se problemi po rritet me një ritëm alarmues. Raporti sugjeron krijimin e një eko-shifre, të ngjashme me fushatat e tregtisë së drejtë, për të inkurajuar konsumatorët që të blejnë nga kompanitë që janë angazhuar në reduktimin e mbeturinave.

Ndërsa popullsia rritet me shpejtësi në disa pjesë të industrializuara të botës, si në Azi, konsumi po rritet shumë shpejt”. –tha Shalini Unnikrishnan, drejtoresha menaxhuese i BCG

Çdo vit, 1.6 miliardë ton ushqime me vlerë rreth 1.2tn dollarë, shpërdorohet – rreth një e treta e ushqimit të prodhuar globalisht. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) vlerëson se rreth 815 milionë prej 7.6 miliardë njerëzve në botë (10.7%), vuanin nga dobësimi kronik në vitin 2016.Mbetjet dhe shpërdorimi ushqimit përbëjnë 8% të emetimeve globale të gazrave serrë, sipas FAO.

Nëse nuk merren masa urgjente nga qeveritë, kompanitë dhe konsumatorët, raporti paralajmëron se ka pak shanse për të arritur objektivat e OKB-së për të përgjysmuar mbeturinat e ushqimit deri në vitin 2030. Gjatë kësaj periudhe, humbja e ushqimit dhe mbeturinat parashikohet të rriten në shumicën e rajoneve anembanë botës.Problem tjetër është edhe informacioni gabuar. Shumë konsumatorë gabimisht besojnë se mishi dhe perimet janë gjithmonë të shëndetshme kur janë të  freskëta sesa kur janë të ngrira. “Në të vërtetë, e kundërta është shpesh e vërtetë: prodhimet e ngrira ushqimore shpesh ruajnë më shumë lëndë ushqyese sesa artikujt e ngrirë, të cilat mund të degradohen gjatë procesit të transportit”, tha raporti.

Vendet e  industrializuara dhe që kanë një popullsi në rritje do të shohin rritjen më të madhe, tha Unnikrishnan. “Ndërsa pasuria rritet, njerëzit kërkojnë më shumë ushqim, ushqim më të ndryshëm, ushqim që nuk rritet në nivel lokal. Kjo do të rrisë humbjet e ushqimit dhe mbeturinave. Ndërsa në vendet në zhvillim ushqimet hidhen gjatë proceseve të prodhimit, në vendet e pasura cilët ushqimi hidhet për shkak se ata kanë blerë shumë ose për shkak se nuk i plotësojnë standardet estetike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...