900 mijë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

E Enjte, 30 August 2018 07:02

Rreth 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj. Shifra u përpilua nga INSTAT në kuadër të anketës mbi njohuritë për gjuhët e huaja në moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017.

Rezultat tregojnë rreth 388 mijë shqiptare zotërojnë një gjuhe të huaj, 163 mijë zotërojnë dy gjuhë, teksa 47 mijë shqiptare njohin më shumë se tre gjuhë të huaja.
Anketa tregon se meshkujt kanë më shumë aftësi se femrat. Nga totali i popullsie mbi 25 vjeç që zotërojnë gjuhë të huaj, 57 për qind janë meshkuj dhe 47 për qind janë femra.
Në grupmoshën 25-45 vjeç njohuritë mbi gjuhët e huaja janë më të shpeshta se në grupmoshat e tjera.
Nga totali i të rriturve që zotërojnë një gjuhë të huaj, 19 për qind e tyre janë me arsim të ulet, 35.6% e tyre janë me arsim të mesëm dhe 39 për qind e tyre me arsim të lartë.
Më shumë se gjysma e të rriturve me arsim të lartë zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj.
Shqiptarët kanë një histori të vone më me mësimin e gjuhëve të huaja në shkolla e programe të posaçme. Më herët para çlirimit gjuhet e huaja janë mësuar në mënyrë autodidakte, ndërsa pas luftë në vitet 50 u hap një katedra e parë në vend dedikuar rusishtes.
Shqipëria përjetoi një izolim të gjatë nga regjimi diktatorial ku mësimi i gjuhëve të huaj ishte i kufizuar në disa prej tyre dhe në arsimin e ulët dominonte gjuha rusë dhe shumë rrallë ajo franceze dhe ajo angleze.
Gjatë kohës së monizmit popullsia në qytetet bregdetare mësoi gjuhën italiane nëpërmjet kanaleve televizive italiane.
Më vonë pas viteve 1990 me rënien e diktaturës u panë më shumë mundësi për zotërimin e gjuhëve të huaja. Menjëherë në shkolla filluan të dominojnë kurrikulat me gjuhën angleze, franceze dhe se  fundmi gjermane. Teksa shumë shqiptare të tjerë sidomos ata me arsim të ulët u njohën me gjuhët e huaja kryesisht përmes emigracionit.

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 09:04

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...