Pamje nga banesa e gazetares Klodiana Lala, plumbat dëmtuan muret dhe derën

E Enjte, 30 August 2018 13:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërsa një breshëri plumbash kallashnikovi janë gjuajtur në drejtim të banesës së gazetares investigative Klodiana Lala.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në shtëpi  kanë qenë fëmijët e gazetares, prindërit dhe vëllai i saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Në muret e banesës janë gjetur shenjat e dhjetë plumbave.

Mësohet se plumbat kanë dëmtuar xhamat dhe muret e banesës, ndërsa siç raporton policia po punohet për kapjen e autorëve dhe rrethanave të ngjarjes.

Nga pamjet e banesës shihen qartë dëmet e shumta që kanë pësuar muret. Mësohet se autorët kanë gjuajtur në një distancë prej 35 metrash.

Familjarët janë zgjuar të tronditur dhe fillimisht kanë menduar se zhurma ka qenë prej fishekzjarreve, ndërsa më pas kanë parë dëmet e konsiderueshme në xhamat e banesës së tyre. Plumbat kanë depërtuar brenda banesës, po për fat të mirë tetë anëtarët e familjes kanë qenë në katin e dytë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 13:51

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...