Censi 2020 – Gjobë 100 mijë lekë për refuzim ose të dhëna të rreme

E Enjte, 30 August 2018 14:50

Instituti i Statistikave ka përgatitur projektligjin për censin e popullsisë dhe banesave të vitit 2020. Projektligji i hedhur për konsultim publik rregullon organizimin dhe realizimin e censit, që do të organizohet nga Instat, në bashkëpunim një komisioni qendror dhe zyrave në Bashki.

Të gjithë personat që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë do të jetë të detyruar t’i përgjigjen pyetjeve të censit, në momentin e kryerjes së tij.

Sipas projektligjit, neglizhimi ose refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë do të dënohet me gjobë prej njëqind mijë lekësh, me përjashtim të rasteve kur informacioni jepet për pyetjet mbi bazën e vullnetit të individit.

Për hetimin administrativ të kundërvajtjeve të parashikuara në këtë nen, INSTAT do të ketë të drejtë të konsultojë bazat e të dhënave shtetërore.

Sipas Instat, pyetësor i Censit nuk do të ketë ndryshime thelbësore në raport me atë të vitit 2011.

Të dhënat e mbledhura nga Censi do të kategorizohen në identifikuese dhe personale të individëve dhe njësive ekonomike familjare, si edhe identifikuese dhe strukturore të banesave.

Përgjigjet për çështje si përkatësia fetare do të jenë fakultative dhe individët mund të zgjedhin të përgjigjen ose jo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...