Avokatit i Popullit reagon për sulmin ndaj gazetares: Dilni nga deklaratat, gjeni autorët

E Enjte, 30 August 2018 20:57

Për sulmin me armë që i ndodhi familjes së Klodiana Lalës ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit. Sipas Avokatit të Popullit, është e papranueshme që jeta dhe siguria e punonjësve të medias në Shqipëri të sfidohet në mënyrë kaq brutale në një kohë që vendi ynë është rrugën e integrimit europian.

“Kjo klimë intimiduese, nuk bën gjë tjetër veçse i trimëron burracakët që do të donin një media dhe gazetarë të nënshtruar ndaj orekseve të tyre”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e institucionit.

REAGIMI I PLOTË:

AVOKATI I POPULLIT DËNON SULMIN NDAJ GAZETARES KLODIANA LALA DHE SHPREH SOLIDARITET ME GAZETARËT NË MISIONIN E TYRE

Institucioni i Avokatit të Populli dënon sulmin frikësues me armë mbi shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala dhe shpreh solidaritetin me gazetaren.

Është e papranueshme që jeta dhe siguria e punonjësve të medias në Shqipëri të sfidohet në mënyrë kaq brutale në një kohë që vendi ynë është përballë sfidave të reja në rrugën e integrimit europian.

Gazetarët në Shqipëri janë shpesh objekt i dhunës verbale, fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes së iniciuar madje edhe nga autoritetet.

Kjo klimë intimiduese, nuk bën gjë tjetër veçse i trimëron burracakët që do të donin një media dhe gazetarë të nënshtruar ndaj orekseve të tyre.

Duke shprehur mbështetjen e plotë dhe solidare me gazetaren Lala dhe familjen e saj, institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron t’u bëhet krah të gjithë atyre që luftojnë për të vërtetën në këtë vend.

Fshehja dhe manipulimi i së vërtetës është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut, andaj njerëzit që luftojnë për të vërtetën, qofshin ata gazetarë apo jo, duhet të gëzojnë mbrojtje të veçantë.

Avokati i Popullit gjithashtu u bën thirrje autoriteteve që përtej deklaratave formale në shtyp, të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të urryeshme dhe të vendosin përpara ligjit fajtorët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...