Çfarë është një gazetar në Shqipëri

Premte, 31 August 2018 11:24

Nga Dashamir Biçaku/

Sulmi ndaj shtëpisë së një qytetari e më tepër ndaj një gazetari, si ai dje ndaj koleges Klodiana Lala, për mua që i kam provuar vetë dhe vazhdoj t’i provoj kërcenimet e dhunën e grupeve kriminale, njerëzve të veshur me pushtet, atyre, tregon, për fat të keq, se sa e lehtë është të sulmohen gazetarët, apo të afërmit e tyre. Tregon se sa e lehte eshte te tentosh t’iu mbyllesh gojen atyre. Tregon se sa te pambrojtur jane gazetaret, kundrejt grupeve kriminale. Tregon se sa e veshtire eshte te punosh ne kete profesion ne Shqiperi. Tregon se sa i frikshem eshte profesioni yne, ndersa ne perpiqemi te jemi transmetues e asaj qe ndodh, jo gjyqtare te saj.

Kur agresioni mberrin ne kete pike nuk eshte me as kercenim, por sulm i mirefillte per te bere çmos qe dikush te mos vazhdoje te flase me, qe dikush te mos e vazhdoje ta beje punen e tij. Dhe kjo ne menyre te veçante per gazetaret. Ne jemi ata qe perpiqemi te tregojme shqetesimet e te gjithe te tjereve, por kurre nuk flasim per veten. Kjo ndodh edhe pse ne vazhdimisht mund te jemi nen kercenimin e dhe agresionin e kujtdo te cilit i dalim perpara. Jemi nen kercenimin dhe agresionin brutal te kujtdo pushteti dhe zyrtareve te tij, nese atij apo atyre, nuk iu pelqen kjo gje. Jemi nen agresionin e kujtdo personazhi te krimit te rruges e krimit te organizuar te cilit nuk i shkon per shtat e verteta.

Perpos te gjitha kercenimeve shantazheve, qe perjetojme, rreziqeve qe marrim persiper, puna e gazetareve, nuk eshte aq e bukur sa ç’del ne ekranet tona. Shume e dine, por shume te tjere nuk e dine, qe gazetaret mjaft here jane te neperkembur dyerve te administrates, sharjet dhe fyerjet, jane te zakonshme, linçimet nuk mungojne. Neper vendet e krimit, shume prej nesh mund te shantazhohen qe te mos marrin pamje, intervista dhe te mos e bejne punen tyre. nesNese ndonje syresh mendon te beje ndonje investigim, zor se ia del ta perfundoje, shkopinjte rrugeve, nuk jane si ato te zakonshmit e gazetarise qe shohim ne Bote, apo qofte edhe ne vendet e treta, apo ato ne konflikte.

Nese ndokush prej nesh do te mendoje se do te kerkoje mbrojtjen e shtetit dhe ben ndonje denoncim, per ndonje kercenim, prokuroria nuk do ta zbardhe kurre. Por nese do ta kete te zbardhur, i akuzuari do te kete ndonje mik, kusheri, apo kusherire prokuror, apo prokurore, gjyqtar, apo gjyqtare dhe shume shpejt çeshtja do te mbyllet, apo nuk do te hetohet. Por kjo eshte vetem nje pjese e kalvarit qe shume prej nesh heqim. Kjo sepse ne, gazetaret shqiptare, jemi nga ata qe e kemi te keqen mes nesh. S

hume prej nesh gezojne me pak te drejta se çdo te te gezonte çdo punemarres me i rendomte ne nje vend ne rajon, apo ne ne çdo vend tjeter te botes. Ne jemi ata qe s’kemi te drejta. Ne reporteret dhe gazetaret, nuk mund te bejme me teper se dy jave pushime ne vit. Mendo nje çmenduri kjo. Ne jemi ata qe te gjitha ditet e festave zyrtare, s’kemi te drejte te bejme me shume se nje dite pushimi ne jave. S’kemi te drejte te semuremi, s’kemi te drejte te fleme, sepse ne oren 01:00, pas mesnate shefi mund te te telefonoje dhe te te kerkoje llogari per nje lajm qe sapo ka ndodhur, edhe pse ti mbase je duke fjetur, ke femijet ne gjume, apo tek e fundit te ka mbaruar orari i punes. Ne reporteret shqiptare jemi ata qe duhet te punojme 16-20 ore ne dite, ndonese paguhemi vetem per 8 ore pune ne dite. Ne punojme 6 dite ne jave, ndonese paguhemi per 5.

Ne jemi ata te cilet kontrata e punes eshte nje leter higjenike qe e perdor botuesi apo pronari, nese atij i eshte mbaruar ajo ne tualet.

Ne jemi ata te cilet duhet te perballojme stresin e shefit, se atij i ka ngecur sharra ne gozhde diku. Ne jemi ata te cilet punojme qe te pasurohen shefat tane, nese ata nuk duan ta publikojne nje lajm, apo nje kontrate koncesionari makinash p.sh, duhet te marrim perisper te justifikojme faktin pse na duhej ajo kontrate e policise p.sh me X koncesionar. Dhe ne fund, kur te te kene shfrytezuar mire, do te te tregojne deren se me demek nuk i ke permbushur kushtet e tyre te punes, nderkohe qe ty si gazetar nuk te ka permbushur askush asnje kusht….Kjo eshte gazetaria ne Shqiperi.

Sulmi ndaj Klodiana Lales, duhet marre seriozisht nga ata qe kane detyrimin te hetojne dhe te mos mbyllin veshet perpara asaj qe ndodh.

*Dashamir Biçaku është gazetar i kronikës së zezë dhe punon prej vitesh në terren

Modifikuar më Premte, 31 August 2018 17:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...