Shqiptarja e kokainës... si i shpëtoi drejtësisë britanike duke bërë "viktimën"

Saturday, 01 September 2018 21:55

Një shqiptare e përfshirë në shpërndarjen e drogave të Klasit A u dënua të premten me 7 vjet burg

28-vjeçarja Marsela Kreka, e cila përdorte gjithashtu emrin Maria Danciu, u kap me 1 kilogramë kokainë në makinën e saj dhe provat e gjetura nga autoritetet britanike tregonin se ishte e përfshirë në shpërndarje droge gjatë periudhës 27 Maj 2016 deri më 2 Qershor 2016.

Më 3 Korrik të 2017-ës, ajo u shpall fajtore për akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe atë të posedimit të një karte identiteti false. Ajo u dënua me 8 vjet burg nga gjykata Old Bailey.

Megjithatë, dënimi u zhbë më 28 Mars të këtij viti, pasi Gjykata e Apelit vendosi se shkalla e parë kishte bërë gabime në drejtimin e jurisë. Kjo erdhi pasi Kreka pretendoi se kishte qenë viktimë e trafikut njerëzor.

Por pas vendimit të Apelit, prokuroria nisi një proces të ri gjyqësor, sepse nuk u gjetën prova që të mbështesnin pretendimet e të pandehurës.

Të premten ajo u shpall fajtore për të dyja akuzat dhe u dënua me burg nga gjykata e Ëood Green.

Adrian Flasher nga zyra e prokurorit tha se “Marsela Kreka kishte qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i përfshirë në shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës”.

“Pavarësisht pretendimeve të saj se kishte qenë viktimë e trafikut njerëzor, Prokuroria mundi që të tregonte se ajo nuk ishte detyruar për të kryer krimet në fjalë”.

“Zyra e Prokurorit punon ngushtë me policinë, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe partnerë të tjerë që të identifikojë ata që mashtrojnë duke pretenduar se janë trafikuar në mënyrë që të përballen me ligjin dhe në të njëjtën kohë për duke u siguruar se viktimat e vërteta të trafikimit të marrin mbrojtjen që u siguron ligji“, tha Flasher./klan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...