Audituesit e brendshëm publikë, Financat: Ja procedura që duhet të ndiqet për regjistrimin

Hënë, 03 September 2018 14:45

Të gjithë aplikantët fitues për auditues të brendshëm në sektorin publik në sezonin 2018-2019 duhet që të ndjekin tashmë procedurat respektive. Ministria për Financat dhe Ekonominë bëri me dije se afati i fundit për plotësimin e këtyre hapave është data 14 shtator ku mes të tjerave aplikantët duhet që të bëjnë edhe pagesën respektive. Për të gjithë ata që nuk kryejnë në kohë pagesën dhe procedurat e tjera nga ana e Drejtorisë së Harmonizmit Financiar pjesë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, bëhet me dije se do të bëhet ç’regjistrim nga procesi i certifikimit.

“Në mbështetje të Urdhrit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.162, datë 29.05.2018, Drejtoria e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm (DHAB) njofton se, të gjithë kandidatët që janë shpallur fitues në listën përfundimtare për të ndjekur procesin e certifikimit në sezonin 2018-2019, detyrohen të paguajnë tarifën e regjistrimit të përcaktuar në VKM-në Nr.116, datë 17.02.2016 “Për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe përbërjen e Komisionit të Kualifikimit të audituesve të brendshëm në sektorin publik dhe përcaktimin e tarifave të trajnimit”, kreu IV, pika 1, gërma (a).

Tarifa derdhet në llogarinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ”Të ardhura” në çdo degë banke të nivelit të dytë dhe është e pakthyeshme. Afati i pagesës së tarifës së regjistrimit është nga data 30.08.2018 deri në datën 14.09.2018.

Të gjithë kandidatet e shpallur fitues në listën e publikuar, duhet të depozitojnë pranë DHAB-së, një kopje të mandatit të pagesës, jo më vonë se data 14.09.2018.

Faturën për arkëtim të tarifës së regjistrimit e gjeni dhe shkarkoni lehtësisht nga faqja e internetit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me adresë:www.financa.gov.al.

Në rast se kandidati nuk kryhen pagesën e tarifës së regjistrimit, atëherë menjëherë ç’regjistrohet nga procesi i certifikimit” thuhet në njoftimin zyrtar.

Vetëm pak kohë më parë Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi listën përfundimtare të kandidatëve për auditues të brendshëm të shpallur fitues për ndjekjen e procesit të certifikimit në sezonin 2018-2019.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...