E tmerrshme/ 18 foshnje në vit braktisen në maternitetin e Tiranës

Hënë, 03 September 2018 16:01

Një ditë pas braktisjes së një foshnjë të pajetë në Paskuqan, ende nuk dihet identiteti i prindërve të saj. Sipas policisë foshnja e cila i është nënshtruar ekzaminimet mjeko-ligjore për të mësuar nëse bëhet fjalë për një fëmijë të lindur në maternitet apo jashtë tij si dhe shkaqet e vdekjes, ishte futur në një çantë të zezë në rrugën ‘Azem Galiza’.

Por edhe pse ka një ulje të numrit të braktisjeve të foshnjes nga viti në vit, sërish ky fenomen mbetet shqetësuese në vendin tonë. Sipas mjekëve rreth 18 fëmijë në vit braktisen në djepin e engjëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Ky fenomen mund të jetë paralel me nivelin kulturor të një popullsie, ne kemi shifra nga viti në vit që bie. Për dy vitet e fundit jemi 16-18 fëmijë në vit. Numri është 8 për sivjet, prej tyre një pjesë e veçantë fëmijësh kanë anomali, në 3-4 të tillë, një është i tillë”, thotë mjeku obstetër Maksim Gjoni.

Sipas punonjësve socialë, kategoria që braktis të sapolindurit në 80% të rasteve janë studente si dhe vajza nga rrethinat e vendit.

“Kryesisht ky target grup vjen nga rrethet, rrethinat e vogla dhe fshtara. Ka shumë raste vitet e fundit që vijnë studente, që familjet e tyre nuk kanë ndjeni për lidhjet e tyre. Në 80 përqind të rasteve janë studente që preken nga ky fenomen. Zakonisht është një lidhje që kanë pasur, fejesë por që ndërpritet dhe ato e shohin si pengesë rritjen e fëmijës pa baba”, shprehet Artemisa Pulaj, punonjëse e shërbimit social në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet e lindjeve nga të miturat.

“Janë shtresat në nevojë, pamundësi ekonomike, pa arsim. Afërsisht ka edhe të mitura të moshës 16-17, nga fshatrat, rrethet”.

Shumica e foshnjeve të braktisura, sipas mjekëve birësohen nga çiftet e reja. Megjithatë në një kohë kur popullsia shqiptare po tkurret, numri i lindjeve po ulet dhe ai i vdekjeve po rritet, bluzat e bardha rekomandojnë të ketë më shumë mbështetje për familjet e reja./tvklan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...