"Jetë e fshehur” një jetë për t’u lexuar

Hënë, 03 September 2018 18:02

“ E kishin humbur dashurinë e tyre dhe dëshirën për të jetuar, Uhyoni hyri në një dru dhe u zotua të shndërrohej në një pemë. “Dëshirat që jetojnë ende në këtë trup dhe dashuria që ka mbetur është e padurueshme. Mund të m’i largoni këto dëshira dhe këto ndjenja.” Zotit të pyllit iu dhimbs. Trupi i tij nisi të mbështillej nga lëvozhga.
Sunmi e kuptoi më vonë që i dashuri i saj nuk ishte larguar sepse ishte mërzitur prej saj, por për të mos i treguar gjymtimin e tij. Ajo dëshironte ta shihnte të shndërruar në pemë.
Lee Seung-u pret kapitujt e fundit për të shpalosur sytë e tij kundrejt dashurisë. Në një përmbledhje dinjitoze të cilën nuk nguron t’ia veshi personazhit të tij si një cilësi prej “koleksionuesi” autori sjellë në kujtesë dashuritë e panumërta në mitologjinë greke të cilat përveç tingëllimës së artit mbartin mitin e pamohueshëm të asaj çfarë njeriu ka dëshiruar, dashuruar, ëndërruar, menduar, kujtuar që në fillimet e veta, duke lindur bashkë me to dhe duke pranuar dhe mirëkuptuar ndjenjat e bukura, idenë e dëlirë brënda nesh, dëshirat si një motiv për të jetuar dhe për ta parë veten bashkë me tjetrin.
Letërsia koreane vjen si një mbështjellje e gjithë kësaj duke pranuar përulësisht atë çfarë ndodhet brënda njeriut, i riu U- Hyon është një personazh i cili i ka humbur të gjitha dhe njëkohësisht ka gjithçka, ai është gjymtuar në ushtri, ka humbur të dashurën e tij, pasionin për të fotografuar dhe për një kohë të gjatë është preja e euforisë e mendimeve sa euforike aq edhe të dlira të vëllait të tij më të vogël, i cili ka aftësinë të shohë larg dhe me shpritin e çiltër për një të mirë të përbashkët ndonëse jo gjithnjë është e lehtë për të kapërcyer vetveten për një ideal të vërtetë.
Jetë pas jete, e ndërtuar dashuri pas dashurie Lee Seung-u vjen me gjuhën bindëse për të na dhënë forca për të qenë njerëz më të mirë, dhe mbi të gjitha për të patur dëshirën për të jetuar dhe dashuruar, fshehtas, bukur, brënda nesh, për tjetrin dhe për veten, qoftë të gjymtuar në pamundësi për të përjetuar gjithçka të bukur, me qëllimin e lartë për tjetrin dhe për veten duke pranuar modesisht se kemi nevojë për praninë e dikujt. Jonada Dervishi

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 18:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...