Këmbimi valutor, euro ndal hovin – Lira turke zbret në 16.34 lekë

Tuesday, 04 September 2018 12:06

Pas një maratone disa ditore, ku valuta e përbashkët europiane arriti të fitojë rreth 0.5 pikë kundrejt lekut, euro duket se ka ndërprerë vrullin. Monedha ka mbetur e fiksuar në kuotën e 126 lekëve në blerje dhe 126.8 lekëve në shitje. Duke analizuar hendekun e ngushtë të luhatjeve në kursin e valutës 24 orët e fundit, duket se euro mund të mbetet në kursin aktual.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare, presioni i Brexit ka dëmtuar paundin britanik, i cili është zhytur kundrejt euros. Kjo rënie është reflektuar edhe në tregun valutor vendas, ku stërlina ka humbur 0.3 lekë për njësi krahasuar me nivelin e ditës së hënë. Tashmë paundi këmbehet për 140 dhe 141 lekë.

Ndryshe nga dy valutat e mësipërme, dollari amerikan vijon të gëzojë një epërsi nga tensionet tregtare globale. Valuta e SHBA u rrit me 0.3 pikë kundrejt lekut krahasuar me ditën e djeshme dhe tashmë ka arritur në nivelin më të lartë të dy javëve të fundit në kuotën e 109 lekëve.

Forcimi i dollarit vijon të ketë efekt në vlerën e valutave të tregjeve në zhvillim si lira turke apo riali iranian, të cilat kanë pësuar sërish zhvlerësim. Në Shqipëri, lira turke këmbehet tashmë për 16.34 lekë, ndërkohë që grafiku tregon një tendencë në zbritje, ndonëse më të zbutur në krahasim me javët e kaluara.

EUR/ALL 126.00 -126.80
USD/ALL 109.00 -109.80
GBP/ALL 140.00 – 141.00
AUD/ALL 78.30 – 79.00
CAD/ALL 82.80 – 83.50
CHF/ALL 112.00 – 113.00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...