Jo vetëm në Shkodër, ja 6 qytetet e tjera ku krimi bën ligjin

Tuesday, 04 September 2018 21:52

Ish Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nënvizon se grupet kriminale nuk kontrollojnë vetëm Shkodrën por edhe 6 qytete të tjera në vend, të cilët janë: Tirana, , Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra dhe Vlora. Nishani sqaron se aktiviteti i tyre është i përqëndruar kryesisht në vrasje, grabitje, gjobëvënie dhe trafik të lëndëve narkotike.

“Krimi i organizuar tashmë partner politik i qeverisjes të së majtës. Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra, Vlora nën kontrollin e grupeve kriminale, vrasësve, grabitësve, gjobvënësve, të droguarve. Kërcënim për çdo familje, çdo qytetar, çdo fëmijë”, ka pohuar Bujar Nishani.

Të martën, partitë opozitare zhvilluan mbledhjen e tyre të parë për këtë sesion parlamentar në qytetin e Shkodrës duke u solidarizuar me qytetarët, të cilët ndihen të braktisur dhe frikësuar për shkak të 6 vrasjeve të tipit mafioz në tre muajt e fundit, ku nuk është zbuluar asnjë autor.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 21:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...